Sot Erion Veliaj kundër të gjithëve në Rrogozhinë!

Nga Jonida Halili (KOHA JONE)

Nga jugu i Petrelës në kryeqytet ku ishte dje, Erion Veliaj, majë rrulit që shtron asfalt te udha e re që lidh fshatrat Daias dhe Gurrë e Madhe, ka fluturuar prapë në Rrogozhinë, ku sot zhvillohen zgjedhje të reja për kryebashkiak. Kandidojnë Edison Memolla i PS dhe Shkëlqim Hoxha i PD pasi zgjedhjet u kthyen për rivotim.

Kjo e dielë vendos Erion Veliajn përballë krejt frontit opozitar të kryesuar nga Berisha dhe Meta, por jo vetëm. Burime nga kjo bashki tregojnë se kryebashkiaku tiranas si drejtues politik i qarkut Tiranë mbulon edhe bashkinë e Rrogozhinës, ndaj skalionet antiPS dhe antiVeliaj janë përbashkuar sot në Rrogozinë për të sfiduar numrin një të Bashkisë së kryeqytetit.

Gjatë kësaj fushate me 43 gradë celsus Erion Veliaj tha se kjo bashki duhet fituar pasi kushdo e shikon se si po ndodh në bashkinë e Kavajës e cila u mor nga PD e Berishës, ku asgjë nuk bëhet, bile plehrat kanë mbuluar krejt zonën e plazhit.

Retorika e Veliajt ishte e ashpër në raport me Berishën dhe Metën, por me sa duket indirekt edhe për disa skalione nga e majta që nuk u aktivizuan gjatë kësaj fushate, por qëndruan në Tiranë në freskun e kondicionerit.

A do ti “shtyp” sonte në darkë Erion Veliaj me këtë rrul ku ka dalë në foto, kastile?!

SHKARKO APP