Sot fadromat fillojnë prishjen e banesave të 312 familjeve te Unaza e Re

Sot forcat e policisë dhe fadromat do të fillojnë zbatimin e planit për prishjen e ndërtesave dhe objekteve të 312 familjeve të Unaza e Re ose zona e “Astirit” siç quhet.

Në një kohë kur sot pritet nisja e shembjeve të banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së Re, banorët e zonës së ‘Astirit’ kanë paralajmëruar një tjetër protestë. Ata bllokuan dje rrugën, duke ndalur qarkullimin e makinave për disa orë. Banorët thanë se kësaj çështje do t’i shkojnë deri në fund, ndërsa nuk do të ndalen deri sa qeveria t’i dëmshpërblejë siç i takon. Kujtojmë se për 15 ditë me radhë banorët e Unazës së Re protestuan kundër vendimit të qeverisë për shembjen e banesave, ndërsa akuzuan këtë të fundit se do t’i nxjerrë në rrugë dhe pa i dëmshpërblyer.

Po ashtu edhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca tha se nuk është e qartë leja e ndërtimit për këtë projekt, duke shtuar se qeveria duhet të gjente një zgjidhje për banorët e kësaj zone.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të shmangur përplasjen fizike sot dhe këto ditë do jenë të angazhuara qindra forca policie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Opozita ka akuzuar kryeministrin dhe kryebashkiakun se nuk duan ti dëmshpërblejnë 100 % të vlerës. Ndërkohë shumë banorë kanë paralajmëruar se do të jetë luftë e vertetë, nëse fillojnë shembjen e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?