Sot ka më shumë protestues se në çdo miting tjetër

Tubimi i opozitës ka arritur fitoren e parë që në nisje të tij. Pjesëmarrja masive e qytetarëve është një fakt që nuk mund të fshihet tashmë as nga mazhoranca dhe as nga mediat afër saj. Si asnjëherë më parë, qytetarët kanë marrë pjesë në tubim duke mbushur jo vetëm bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por edhe zonën përreth Piramidës, Kryesisë së Kuvendit dhe deri në sheshin “Skënderbej”.

Kjo është protesta më e madhe që është zhvilluar jo vetëm muajin e fundit, apo vitet e fundit, por mund të cilësohet pa asnjë dyshim, si më e madhe në gjithë historinë e pluralizimit që pas rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha.

Pjesëmarrja masive është fitorja e parë e opozitës dhe ky është mesazhi kryesor i mitingut. Mbetet që tashmë qeveria dhe kryeministri ta lexojnë siç duhet këtë mesazh që vjen nga gjithë shqiptarët.

Protesta nisi në orën 11:00 dhe pas mbledhjes para Kryeministrisë, qytetarët dhe krerët e opozitës kanë nisur marshimin për rrethimin e godinës. Masa e madhe e qytetarëve e ka bërë të pamundur menaxhimin e tubimit nga policia, por janë qytetarët ata që po shmangin aktet e dhunës dhe po ruajnë qetësinë.

Zëri Amerikës, Deutsche Welle dhe Washington Post japin live protestën

Protesta e opozitës ka bërë që mediat ndërkombëtare të kthejnë sytë nga ajo që po ndodh në Shqipëri.

Disa nga mediat kryesore ndërkombëtare kanë raportuar gjatë ditës sotme gjithë zhvillimet në protestë, si dhe duke venë theksin në pjesëmarrjen masive të qytetarëve.

Ndërkohë, Zëri Amerikës, Deutsche Welle dhe Washington Post po e transmetojnë live gjithë ecurinë e protestës në Tiranë.

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/2056428214470597/

Lexoni edhe

Zhvillimet në protestë minutë pas minute

FOTO-LAJM/ “Ky është fundi i hajdutëve”

Mes pankartave të shumta që mbajnë në duar protestuesit e opozitës para Kryeministrisë, njëra prej tyre ishte mjaft pikante. Në një banderolë është stampuar fotoja e një miu të zënë nga çarku, dorëzuar përmbi të cilit shkruhet: “Ky është fundi i hajdutëve”.

Në orën 11:00 gjithë krerët e opozitës u janë bashkuar qytetarëve që kanë marrë pjesë në një tubim të pazakontë nga masiviteti. Në një lëvizje të panjoftuar më parë, drejtuesit e opozitës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të nisin një marshim rrethim në godinën e Kryeministrisë Qytetarët kanë hequr barrierat metalike në zonën e Piramidës pa përplasja me policinë kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë.

Apeli për të nisur marshimin-rrethim të Kryeministrisë u bë nga ish-deputeti Flamur Noka.

Deklarata e Flamur Nokës: “Të tregojmë se dimë të protestojmë. Të ju tregojmë se përfaqësojmë vlerat tuaja, vlerat e qytetrimit. Ne do të marshojmë, kjo protest do të jetë marshim.
Përshëndetje vëllezër dhe motra. Qytetarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Kjo është protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë historia. Kjo është shenjë e revoltës më të madhe popullore ndaj një regjimi. Rama ik!!
Rama ik, se nuk përballon revoltën e popullit ndaj teje dhe bandës tënde.
Ne sot po bëjmë një muaj nga dita kur ju qytetarët e Shqipërisë, populli shqiptar, vendosi të shkruajë historinë e vet. Është dita kur këto zyra, ky kryebandit që është i strehuar aty mori një mesazh. Dhe mesazhi çdo ditë e më shumë kumbon “Rama ik, Rama ik”.
Rama ik, se ti nuk mundesh të rrish më në atë karrige. Ti mund të ikësh kudo, por je i rrethuar, kudo që të shkosh, je i rrethuar nga revolta e popullit tënd. Je i rrethuar nga përbuzja e qytetarëve të tu, që i ke shkelur, i ke dhunuar dhe i ke varfëruar. Rama ik!
Vëllezër e motra, kjo protestë do të jetë marshim. Na ndiqni! Do të jetë marshim, sepse ne do të tregojmë se dimë të protestojmë,
Rama ik, Rama ik!
Na ndiqni! Na ndiqni në këtë marshim proteste, në këtë marshim revolte ndaj bandës dhe korrupsionit, ndaj kryebanditit.
Rama ik! Rama ik! Rama ik!
Populli ka folur! Rama ik!
Nuk përfaqëson dot ti shqiptarët më.
Rama ik! Rama ik! Rama ik!
Na ndiqni, na ndiqni vëllezër!
Rama ik! Rama ik!
Koha e fjalëve ka mbaruar. 16 shkurti ishte dita kur koha e fjalëve mori fund. Është koha e veprimit qytetar, Rama ik, Rama ik.
Na ndiqni, e morët e vesh apo jo?!
Marshim proteste! Do të marshojmë, protest ndaj bandës.
Përpara!”.

Ora 12:10: Protestuesit rrëzojnë gardhin e Ramës

Protestuesit e opozitës kanë nisur marshimin për rrethimin e godinës së Kryeministrisë nga të gjitha anët. Disa prej tyre kanë sulmuar edhe gardhin me hekura të vendosur mbrëmë.

Skenari i rrethimit të Kryeministrisë po praktikohet për herë të parë nga opozita dhe duket se kjo ka gjetur të papërgatitur edhe policinë.

Qytetarët kanë rrëzuar rrethimin, por pa u konfliktuar me policinë. Rrëzimi i gardhit ka qenë më shumë një gjest ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi më pas protestuesit kanë vijuar tubimin.

Në orën 12: 00 ish-deputeti demokrat Flamur Noka ka folur sërish para qytetarëve duke kërkuar nga qytetarët të vazhdojnë protestën. Ai deklaroi se “ne do të vazhdojmë të mbajmë të rrethuar strehën e krimit që është godina e Kryeministrisë”.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/2350705748497885/

SHKARKO APP