Sot kryendeshja e futbollit në ora 15.00 Shqipëri- Zvicër dhe mijëra tifozë
Që mbrëmë në Lens- Francë, qyteti ku do të luhet kryendeshja shqiptare mes ekipit të Shqiperise dhe ekipit të Zvicres (me gjysmen e ekipit shqiptarë) është mbuluar me flamuj kombëtar të Shqipërisë. Mijëra tifozë kanë vërshuar mbrëmë, ndërsa sot po udhëtojnë me trena, autobuzë, makina, taksi mijëra të tjerë shqiptarë për të parë ndeshjen.
Shqipëria zbret sot në orën 15 00 në fushën e blertë në sfidën ndaj Zvicrës. Trajneri De Biazi duket se e ka përzgjedhur formacionin ku do ti besojë Sadikut në sulm.
Mijëra shqiptarë do të jenë të pranishëm në stadiumin e Lensit në Francë, ndërsa emocionet do të pushtojnë miliona të tjerë që do ta ndjekin përmes ekranit, debutimin e Shqipërisë në një kampionat Europian.
Nën skemën 4-3-2-1 në kuadrat do të vendoset Etrit Berisha, mbrojtja do të formohet nga Elseid Hysaj në të djathtë , kapiteni Cana e Marvraj në qëndër me Agollin nga e majta.
Trajneri italo-shqiptar ka zgjedhur një mesfushë muskujsh me Abrashin, Kukeslin dhe Taulant Xhakën.
Ndërsa anësorë do të jenë Roshi nga e djathta dhe Lenjani nga e majta. Maja e sulmit do ti besohet Armando Sadikut. Në krahun tjetër nuk vihet aspak në diskutim cilësia e Zvicrës dhe talenti I lojtarëve që e formojnë këtë kombëtare. Ish trajenri I lazios Vladimir Petkovic e njeh rëndësinë e takimit dhe do ti besoj më të mirëve të mundshëm.
Në kuadrat do të jetë gardiani i Gladbachut Sommer, pjesa difensive do të përbëhet nga jventini Lichsteiner, Djorou, Schar dhe Rodriguez. Digën në mesfushë do ta formojnë Valon Berhami dhe Dzemaili, kurse Xherdan Sahqiri, Granit Xhaka dhe Mehemdi do të lëvizin pas krahëve të sulmuesit të vetëm Haris Seferovic.
Një duel epik të paktën për kuqezinjtë, sigurisht mbërritja në Euro 2016 ishte një histori e bukur suksesi, por të ëndërrosh nuk kushton asgjë…… dhe kjo kombëtare mund të realizojë të pamendueshmen, mrekullinë.