Sot në Tiranë vjen dhëndri i presidentit të SHBA, Jared Kushner. A do vijë edhe Ivanka Trump?

Samiti i Komunitetit Ekonomik Ndërkombëtar “Future Investment Initiative Europe” do të mbahet sot në Tiranë, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Me shumë interes pritet ardhja e Jared Kushner dhe Ivanka Trump, vajza e Donald Trump, e cila sot për sot mbetet femra më e hijshme në botë.

Në samit do të mbajë fjalën e tij edhe dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, Jared Kushner. Ai vjen sot në Tiranë dhe do të flasë si CEO dhe themeluesi i “Affinity Partners”. Në axhendën e mëposhtme thuhet se fjalimi i tij pritet të mbahet mes orës 10:05 dhe 10:25 të 17 majit.

Më pas do të jetë edhe kryeministri Edi Rama që do të mbajë fjalimin e tij, gjithashtu edhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Pjesëmarrës në këtë samit është senatori italian dhe ish-kryeministri Matteo Renzi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë edicion special të samitit do të diskutohen 8 fusha kyçe: Fragmentimi dhe gjeoekonomia, siguria dhe pavarësia energjetike, inteligjenca artificiale dhe robotika, kujdesi shëndetësor, industria e prodhimi, tregtia, turizmi dhe inovacioni në sipërmarrje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lajmi është për Jared Kushner, ndërsa kryelajmi do të jetë Ivanka Trump.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?