Sot prova e testit të numrave në mazhorancë, votohet projektligji për bastet e kazinotë
Edi Rama sot është i vetëm me 78 deputetët e mazhorancës në sallën e Kuvendit ku do të votohet projektligji i rëndësishëm dhe debatues i lojërave të fatit. Pra për mbylljen e basteve sportive, kudo dhe pa përjashtim, si dhe kazinove në qendrat e banuara. Projektligji lejon vetëm kazinotë në hotelet me 5 yje në zonat turistike.
Ky projektligj apo votim politik i kryeministrit Rama mbetet vendimi më i rëndësishëm i Edi Ramës. Kryeministri ka deklaruar se do ti mbyllë të gjitha këto lojëra, të cilat jo vetëm janë kthyer në qendra të mafies e pastrimit të parave të pista, por edhe po shkatërrojnë familjet shqiptare, siç ka pohuar ai. Kryeministri ka thënë se po bëhen presione dhe shantazhe nga pronarët dhe personat e fuqishëm të këtij biznesi, e jo vetëm të biznesit. Më tej kryeministri ka folur se mund të diskutohet, në një kohë të dytë, edhe kalimi i tyre online (bastet), por ti kontrolluar fort ligjërisht.
Opozita ka thënë se kjo është një lojë e kryeministrit Rama për ta futur edhe këtë biznes nën kthetrat e tij dhe të vëllait, Olsit. Rama ka kundërshtuar me sarkazëm këto akuza, duke e akuzuar opozitën si bast-opozita.
Megjithatë tani projektligji është në sallën e Kuvendit dhe pritet të miratohet. Por interesant e bën faktin se në sallë janë vetëm deputetët e mazhorancës ku do të shikohet se si do të votojnë inisiativën e kryeministrit deputetët që ndodhen në seancë.
Kryeministri është para një basti (jo sportiv) politik se sa deputetë ka realisht.