Sot publiku shqiptar do mësojë profilin e kryeministrit të ri

-Nga sot ndërkombëtarët, Presidenti, mazhoranca dhe publiku do të kenë në dorë planin e detajuar të opozitës se si mund të dilet nga kriza dhe të mos shkohet në përplasje civile me 30 qershor.

-Burime që nuk duan të identifikohen nga selitë PD dhe LSI flasin se tashmë e kanë portretizuar profilin e emrave kandidat për kryeministër, që natyrisht do vijnë nga PS, por kurrsesi jo Edi Rama. Bile dy emra janë kandidatë, me sa duket të gjithëpranuar edhe nga ndërkombëtarët, ku njeri është ministër në kabinetin e sotëm të Edi Ramës dhe tjetri nuk është në qeveri, por që ka dhënë shumë për integrimin e Shqipërisë në BE, ndonëse Tirana zyrtare pardje dështoi në Berlin, për fajin e kryeministrit dhe zv/ministrit si ministër.

Koalicioni opozitar është hedhur në aksion total kundër qeverisë “Rama”. Strategjia që do të ndiqet nga sot dhe në vijim është foksuar në dy drejtime. Pjesa e parë e aksionit ka të bëjë me protestat dhe përshkallëzimin e tyre drejt bindjes civile, me qëllimin për të detyruar Edi Ramën të largohet. Sot në gjithë vendin do të bllokohet qarkullimi në akset kryesore rrugore. Ndryshe nga java e kaluara, këtë herë bllokimi i rrugëve do të nis në orën 18:00 dhe do të zgjasë dy orë. Pjesa e dytë e aksionit, që është dhe më e rëndësishmja, është zgjidhja politike që opozita paraqet si mundësi për të dalë nga situata. Në këto muaj proteste, Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë folur për qeverinë tranzitore dhe për formulën që garanton zgjedhje të lira dhe integrimin e vendit, pas largimit të kryeministrit Edi Rama. Tashmë nuk kemi më vetëm një ide politike, por një projekt konkret të opozitës. Paraditen e sotme, partitë opozitare do të prezantojnë në mënyrë të detajuar planin kombëtar për qeverinë tranzitore dhe daljen e vendit nga kriza. Njoftimi për këtë zhvillim të ri në kampin opozitar u dha nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, dje pas takimit me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Paradite në orën 11:00 do të shpalosim bashkë me koalicionin tonë opozitar detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ndërkohë po punojmë intensifikisht për programet tona respektive politike dhe ekonomike për ofertën tonë për shqiptarët; jo vetëm për ta nxjerrë vendin nga kriza por për t’iu dhënë atyre sigurinë, liritë, mundësitë për një jetë dinjitoze me mundësi për punësim dhe mirëqenie për të gjitha”,– tha ndër të tjera kreu i PD. Në këtë proces të ri të opozitës, i rëndësishëm është fakti tashmë fronti opozitar ka një platformë që shkon përtej protestave dhe largimit të Edi Ramës. Projekti opozitar tregon jo e vetëm përgjegjshmëri, por është dhe një mundësi për të kuptuar qeveria dhe ndërkombëtarët se në tryezë është një alternativë serioze që shmang krizën dhe largon hijet e një përplasje të fortë civile në 30 qershor. Konkretisht ky projekt do të prezantojë se çfarë do të ketë mision qeveria tranzitore, cilat janë objektivat e saj dhe se si do të sigurohen zgjedhje normale në vend, si do të rikthehet stabiliteti ekonomik dhe më kryesorja, çfarë mund të përmirësohet për të garantuar hapjen e negociatave. Veç platformës politike dhe ekonomike, sot opozita do të prezantojë dhe profilin e ministrave që mund të jenë pjesë e kësaj qeverie.

Siç është deklaruar në qëndrime personale të drejtuesve të opozitës, flitet për teknicienë, intelektualë dhe profesionistë në fusha të caktuara që gëzojnë mbështetje në publik dhe nuk kundërshtohen nga asnjë kamp politikë. Qëllimi i këtij takimi do të jetë edhe skicimi i profilit të ri të kryeministrit(es) me të cilin opozita pranon të hyjë në zgjedhjet parlamentare dhe vendore në një ditë. Burime që nuk duan të identifikohen nga selitë PD dhe LSI flasin se tashmë e kanë portretizuar profilin e emrave kandidat për kryeministër, që natyrisht do vijnë nga PS, por kurrsesi jo Edi Rama. Bile dy emra janë kandidat, me sa duket të gjithëpranuar edhe nga ndërkombëtarët, ku njeri është ministër në kabinetin e sotëm të Edi Ramës dhe tjetri nuk është në qeveri, por që ka dhënë shumë për integrimin e Shqipërisë në BE, ndonëse Tirana zyrtare pardje dështoi në Berlin, për fajin e kryeministrit dhe zv/ministrit si ministër. Natyrisht që sot jepet zyrtarisht se si e kërkojnë qeverinë tranzitore, kompetencat dhe profilin e shefit të ri të qeverisë. Emri i kryeministrit të ri do të jetë një nga socialistët e pa lidhur me krimin dhe bandat e drogës. Pas publikimit të platformës të opozitës zyrtare pritet që PS të ulet në bisedime për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët në mënyrë që vendi të mos përfundojë në destabilitet, sepse me 30 qershor opozita nuk do të lejojë, me çdo kusht e mjet, zhvillimin e zgjedhjeve farsë.

Nga sot ndërkombëtarët, Presidenti, mazhoranca dhe publiku do të kenë në dorë planin e detajuar të opozitës se si mund të dilet nga kriza dhe të mos shkohet në përplasje civile./Q. Xhani/

SHKARKO APP