Sot shanset e fundit për Shqipërinë në Francë. Duket ekuacion i vështirë !

Pas fitores së mbrëmshme të Turqisë me rezultatin 2 me 0 me Çekinë na iku dhe një shans i parafundit. Duhej që Turqia të fitonte me një gol diferencë ose të dilte në barazim, por ky ishte fati. Iku dhe shansi turk, pasi natyrisht ata menduan për vete ! Ndërsa sonte janë ndeshjet e fundit ku Shqiperia ose merr valixhet dhe kthehet nesër ose vazhdon. Por që të vazhdojë duhet që të kemi këto rezultate.

Sonte luhen:

                          Hungari- Portugali    (duhet që Hungaria të fitojë)

Swiss Digital Desktop Reklama

                           Islandë- Austri             (duhet që Austria të humbasë)

Swiss Digital Mobile Reklama

                           Italia- Irlandë              (duhet që Italia të mos humbasë)

                           Suedi- Belgjikë            (duhet që Belgjika të mos humbasë)

Pra një ekuacion me shumë të panjohura mund ta çojë ekipin tonë në fazën tjetër. Gjithsesi, ata e bënë historinë. Sonte mbetet fati e jo loja e ekipit tonë. Por shanset janë 1 me 1000 !

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?