Zgjedhjet në LSI. Tre platforma të ndryshme për kryetar partie

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1338198396193415/

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1338213862858535/

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1338178632862058/

Zgjedhjet në LSI po manifestojnë demokraci të brendshme, ndonëse pak a shumë dihet fituesi, por gjithsesi shërben si një akt shembulli edhe për partitë e tjera politike, të cilat herë i bëjnë zgjedhjet sipas parimit “një anëtar-një votë” dhe shumëherë nuk bëjnë zgjedhje fare. PD dhe PS janë shembulli tipik i kësaj që sapo thamë. Ndaj Ben Blushi iku nga PS, nga mungesa e demokracisë në parti. Nuk u bë votim në PS dhe Blushi krijoi parti të re politike.

perp

Në LSI ka tre kandidatë për kryetar. Perparim Spahiu është më radikali dhe me konkret. Ai ka platformë rishikimin që tani të marrëveshjes së Koalicionit Qeverisës me Edi Ramën. Bile shkon edhe me tej, ku thotë se duhet që PS të formos ku kryeministri pas zgjedhjeve të vitit 2017 të jetë i LSI. Në rast të kundërt të mos firmoset.

shez

Kandidati tjetër Shezai Rrokaj ka një politikë zgjerimi me shoqërinë civile, pikërisht atë që po tenton të bëjë Ben Blushi me partinë e tij të re.

mm6

Ndërsa Ilir Meta kryetari aktual, kryetar parlamentari, ish-kryeministër dhe në planin e Edi Ramës kandidat për President Republike, ka tjetër platformë. Ai nuk ngutet, por kërkon kompromisin, debatin, marrëveshjen në politikë, pasi Shqipëria ka vuajtur shumë nga duelet , sherret dhe konfliktet.

 mm2

Prononcimi i plotë për median 

  1. Meta, për cili kandidat keni votuar sot?

Vota është e lirë, por u vonova pak. U mendova shumë, sepse nuk doja të hiqja asnjë emër tek lista e delegatëve të LRI-së, por isha i detyruar që të hiqja disa.

Ky është një proces shumë pozitiv. Do të çlirojë energji shumë më të mëdha brenda vetë LSI-së, sepse është një proces që konfirmon një hapje të LSI-së. Dhe është dhe një angazhim për ta çuar LSI-në në një stad më të ri përmes kësaj pjesëmarrje, përmes kësaj vote, përmes kësaj atmosfere edhe konkurrence apo edhe diversiteti, me një qëllim të përbashkët: se si LSI të jetë në lartësinë e duhur për të patur një vizion edhe më të plotë për të ardhmen e vendit, por njëkohësisht dhe një organizim dhe funksionim shumë më të mirë, cilësor dhe përfaqësues për të realizuar këtë vizion. 

Janë në garë edhe dy kandidat të tjerë për herë të parë…

Mendoj se gara është ajo që kemi parë dhe që do të shohim deri në fund të procesit. Të gjithë kanë qenë të ftuar për të konkurruar. Shpresoj që të jetë një moment i ri i garave dhe më të rëndësishme. 

A mendoni se do të ketë ndonjë surprizë, z. Meta?

Për mua më e rëndësishme është mbarëvajtja e procesit dhe ajo që është shumë e rëndësishme është shkalla e pjesëmarrjes. Kjo është e rëndësishme që të jetë sa më reale dhe për këtë arsye, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në çdo qendër votimi ka dërguar vëzhgues nga qendra për të garantuar, jo vetëm cilësinë e këtij procesi, për të shmangur çdo lloj fiktiviteti, por dhe për të kuptuar edhe shkallën e organizimit dhe të motivimit të anëtarësisë në të gjithë vendin. 

  1. Meta do të kërkoni në 2017-n, cilido qoftë kryetari, postin e Kryeministrit?

Kjo është një pyetje, të cilës përgjigjen më interesante mund t’ia japë kandidati Përparim Spahiu. Për mua më e rëndësishme sot është, që LSI të tregojë një shkallë të lartë motivimi, ndaj i ftoj të gjithë të marrin pjesë në këtë proces. 

Rritja e anëtarësisë do të thotë se do të kemi më shumë deputetë në zgjedhjet e ardhshme z. Meta? A është kjo një pritshmëri e juaja?

Rritja e anëtarësisë do të thotë fuqizimi i LSI-së. Dhe e përsëris, sa më e fuqishme të jetë Lëvizja Socialiste për Integrim, aq më e qetë, aq më e sigurt është Shqipëria, aq më i fuqishëm është dialogu politik në vend, dhe natyrisht aq më e sigurt është e ardhmja evropiane e Shqipërisë. 

  1. Meta, nga rezultati që do të dalë, ju do ta merrni parasysh kërkesat e kandidatit që do të ketë një rezultat mbi 10%?
  2. mm5

Ne do të kemi në konsideratë, jo vetëm kërkesat e çdo kandidati, por dhe të çdo anëtari kur ato i vlejnë përmirësimit të punës së LSI-së. 

  1. Meta a do të ndikojë në vendimmarrjen tuaj, rezultati i rivalëve?

Së pari, ne duhet të presim rezultatit. Së dyti, të gjithë janë pjesë e LSI-së, dhe angazhimi i të gjithëve synon përmirësimin e drejtimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.  

Kërkesë e përbashkët e tyre ka qenë “Ilir Meta Kryeministër” dhe ju thoni se do t’i merrni parasysh…?

Ky ishte një interpretim i juaji dhe është normale. Ata kanë pasur kërkesat e tyre dhe kanë kërkesat e tyre. Është një e drejtë e tyre. Për mua është e rëndësishme që Lëvizja Socialiste për Integrim nga ky proces të kuptojnë edhe më mirë se çfarë duhet të përmirësojë për të ardhmen. 

  1. Meta pas përfundimit të zgjedhjeve, është gati LSI-ja të ulet me PS-në, për të diskutuar mbi koalicionin, siç është deklaruar më herët?

Së pari, duhet të përfundojmë këto zgjedhje. Së dyti, sot bëjmë zgjedhje për të vajtur përsëri në zgjedhje. Në datat 3-4 dhjetor kemi Konventën Zgjedhore të LSI-së dhe mendoj që ky është një moment tjetër shumë i rëndësishëm.

Dhe sot një proces shumë i rëndësishëm është zgjedhja e delegatëve për në këtë Konventë, që do të zgjedhë edhe forumet e reja të LSI-së dhe më pas janë ato që do të përcaktojnë axhendën e LSI-së. Natyrisht në krye të axhendës qëndron vazhdimi i reformave që ndihmojnë hapjen më të shpejtë të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ju sikurse e dini ne vazhdojmë të jemi në koalicion. 

Pra, vetëm pasi të ketë përfunduar procesi zgjedhor brenda LSI-së do të mund të merret një vendim për koalicionin?

Unë nuk e di se kush mund të marrë një vendin në rast se nuk ka mandat.

 mm3

Kronika e sotme nga zgjedhjet

Të paktën 30.000 anëtarë te LSI kanë votuar deri më tani për kryetarin e ri që do të zgjidhet sipas mënyrës një anëtar një votë. Qëndrat e votimit për kandidatët Ilir Meta, Shezai Rrokaj dhe Përparim Spahiu janë hapur në orën 8 mëngjesit dhe do të qëndrojnë hapur deri në orën 18.

Deri më tani kanë votuar rreth 60% e të regjistruarve, sipas shifrave të bëra publike nga deputetja Silva Caka. Votimi për kryetarin e ri të LSI ndoshta nuk duket shumë interesant për faktin se Ilir Meta është kryetar i padiskutueshëm i kësaj partie. Por duket se strategjia pak përpara zgjedhjeve parlamentare është mobilizimi i anëtarësisë dhe “matja e forcave” për sfidën parlamentare të pak muajve më pas.

Dhe kur bie fjala tek organizimi duket se LSI është e gatshme të përballojë sfida elektorale me kapacitete të plota dhe konkurruese me 2 partitë e mëdha. Kështu sfida e sotme për zgjedhjen e kryetarit të ri të LSI më shumë se garë brenda partisë duket të jetë “prova gjenerale” për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ku LSI pretendon të jetë më e votuar se çdo herë e tjetër. E pse jo, edhe te sfidojë partitë tradicionale.

mm4

SHKARKO APP