SPAK dhe BKH kontrolle vartësve dhe njerëzve të afërt të zv/kryeministres
Tensionohen shumë raportet Qeveri-SPAK, sapo prej dy ditësh zv/kryeministrja Belinda Balluku doli në terren për të inspektuar situatën problematike të përmbytjes. Natyrisht që zv/kryeministja nuk ka dalë pa lejen e kryeministrit, sepse duket si sfidë e hapur ndaj SPAK-ut.
Dihet tashmë se SPAK ka paraqitur kërkesën në parlament për heqjen e imunitetit dhe arrest ndaj zv/kryeministres, por duket se Këshilli i Mandatëve të Parlamentit do ta vonojë, të paktën deri me 22 janar kur të jap vendimin final Gjykata Kushtetuese. Burime të rezervuara nga kupola e PS treguan se nuk ka asnjë shans që grupi parlamentar socialist të miratojë heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Ndërkohë mësohet se sot SPAK dhe BKH kanë ushtruar një kontroll masiv ndaj vartësve dhe njerëzve të afërt të Belinda Ballukut. Kontrollet kanë ardhur pas miratimit nga GJKKO, mandate të cilat janë zbatuar në Fier, Lushnjë dhe në Tiranë.
Janë kontrolluar persona të afërt të Ballukut, firma private që kanë marrë tenderime nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, tre biznesmenë të fuqishëm, një oligark, ku janë sekuestruar celularë, laptopë, dokumenta, etj.
Operacioni i sotëm ishte më i madhi në historinë e SPAK-ut se janë angazhuar krejt trupa e BKH të mbështetur nga 40 efektivë policie.
KOHA JONË SONDAZH

