SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë. Priten kontrolle të tjera…

Aksioni i fundit i Byroja Kombëtare e Hetimit në kuadër të hetimeve që lidhen me Belinda Balluku shënon një nga zhvillimet më të forta dhe më domethënëse të kësaj dosjeje penale. Jo për shkak të numrit të kontrolleve – plot 19 – por për mënyrën, objektivat dhe mesazhin institucional që ky aksion përcjell.

BKH ka ushtruar kontrolle në dy kompani ndërtimi, të njohura për fitimin e tenderëve pranë Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, si dhe në ambientet e punës dhe banimit të zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarëve kyç të këtyre institucioneve.

Burime të rezervuara thanë se nën hetim janë të gjitha koncensionet e firmosura nga qeveria si dhe bizneset që janë pas tyre. SPAK në bashkëpunim me FBI po heton burimet e parave të tyre, bankat e nivelit të dytë si dhe kullat e ndërtuara apo në ndërtim, sepse kanë informacione se pastrohen qindra milionë euro. Po kështu po hetohen vilat e zonës së përtej TEG, por jo vetëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viti 2026 do jetë viti i hetimit dhe arrestimeve VIP nga bota e biznesit. Po merren nga drejtoria e Tatimeve krejt bilancet dhe nga bankat krejt aktiviteti i tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetim pa polici: Sinjal mosbesimi institucional?

Një element që e bën këtë aksion të pazakontë dhe politikisht të rëndë është fakti se kontrollet janë kryer vetëm nga agjentët e BKH-së, pa përfshirjen e Policisë së Shtetit. Burime konfirmojnë se në të paktën tre raste, edhe pse kontrollet janë zhvilluar në zona nën juridiksionin e Komisariatit nr. 3, punonjësit e policisë janë mbajtur jashtë procesit.

Në një rast konkret, një punonjës policie është lënë te dera, pa u lejuar të marrë pjesë në kontroll. Ky veprim nuk është thjesht procedural. Ai përçon një sinjal të qartë: SPAK dhe BKH nuk i besojnë më strukturave tradicionale të rendit për dosje që prekin majat e pushtetit ekzekutiv.

Në gjuhën e hetimit penal, kjo nënkupton frikë për rrjedhje informacioni, ndërhyrje ose sabotim institucional.

Kush u kontrollua dhe pse ka rëndësi

Kontrollet nuk janë ndalur vetëm te ambientet e kompanive ndërtuese. Ato janë shtrirë edhe në banesa private, përfshirë familjarë të drejtuesve të kompanive – një element që tregon se hetimi nuk është formal, por synon zinxhirin real të vendimmarrjes dhe përfitimit.

Sipas burimeve, janë kontrolluar banesat e:

  • Viola Haxhiademi, ish-Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtoreshë e KESH-it;

  • Gentian Gjyli, ish-drejtor i ARRSH-së, aktualisht i pandehur dhe në masën “arrest në shtëpi”;

  • Erald Elezi, ish-drejtor i KESH-it, gjithashtu i pandehur dhe në arrest shtëpie;

  • Sajmir Kuçi, Marsel Hoxha dhe Jonida Çeço.

Këta emra nuk janë periferikë. Ata përfaqësojnë bërthamën administrative të dy sektorëve më të mëdhenj të investimeve publike në Shqipëri: rrugët dhe energjinë.

Mesazhi i heshtur i aksionit

Aksioni i BKH-së nuk është shoqëruar me deklarata publike, por mesazhi i tij është i fortë: hetimi ka hyrë në fazën e thellë, aty ku kërkohen prova materiale, lidhje financiare dhe vendimmarrje politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?