SPAK heton abuzimin e fondeve të BE për bujqësinë. Priten arrestime VIP nga të gjitha fushat, sepse janë përzier shumë emra…

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal dhe çështja është në fazën e hetimeve. Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjë publike informacione të mëtejshme”, -sqaron SPAK në përgjigjen e tij të përmuajshme në faqen zyrtare.

Ndërkohë OLAF ka kërkuar te Altin Dumani për ndëshkimin e autorëve por edhe kthimin e shumave në miliona euro që janë marrë gjoja për zhvillimin e bujqësisë apo blegtorisë nga fondet e BE, por janë konvertuar në vila, shtëpi luksoze, rezorte turistike,etj.

Mësohet se SPAK ka nën hetim ish-ministra, ish-zv/ministra, deputetë, ish-deputetë, kryetarë dhe ish-kryetarë bashkishë, zyrtarë të lartë, oligarkë e biznesmenë, njerëz të medias, grupe kriminale, etj që kanë marrë shumat miliona euro nga fondet e BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga burime të brendshme sqarohet se BE ka si një prej kushteve, jo publike për momentin, që pa u hetuar kjo dosje për abuzime me fondet e programit IPARD II nuk do të ketë përparime në rikthimin e fondeve për bujqësinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SPAK ka vendosur nën përgjim kokat kryesore të kësaj afere si dhe disa nga emrat që kanë përfituar nga paratë e bujqësisë. Kjo dosje është nevralgjike për BE sepse flitet jo vetëm për manipulime të parave të Brukselit, por edhe për të parë se sa vepron drejtësia në vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?