SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani
Prokuroria e Posaçme ka pranuar kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të mos u paraqitur në SPAK të hënën e 3 Shkurtit.
Kërkesa e depozituar nëpërmjet avokatit është pranuar, pasi Berisha do të udhëtojë në Gjermani për një takim pune. Lideri demokrat do të paraqitet të hënën e tretë të muajit të ardhshëm.
Berisha ka marrë ftese nga CDU për në datën 3 Shkurt. Kjo ftesë mësohet se është dorëzuar e përkthyer nga ana e noterit.
Kreu i selisë blu është nën akuzë dhe i pandehur nga SPAK prej më shumë se një viti, për dosjen “Partizani”, me akuzën korrupsion pasiv.
KOHA JONË SONDAZH

