SPAK: Spekulime akuzat se po përgjohen anëtarët e KLP!

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar pas disa akuzave sipas të cilave SPAK po përgjon anëtarët e KLP.

Në një reagim për media, SPAK thotë se nuk ka kryer asnjë veprim, vëzhgim apo përgjim ndaj asnjë anëtari të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Në përgjigje të disa kërkesave tuaja, ju bëjmë me dije se:

Swiss Digital Desktop Reklama

1.Asnjë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është objekt hetimi, vëzhgimi apo përgjimi nga Prokuroria e Posaçme.

Swiss Digital Mobile Reklama

2.SPAK nuk kryen dhe nuk ka kryer asnjë veprim hetimor që synon drejtpërdrejtë apo tërthorazi, të ndikojë apo të intimidojë vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe aq më pak të ndërhyjë në procese të caktuara zgjedhore.

Deklarimet e bëra në media përbëjnë spekulim të pastër, të pambështetur në realitetin ligjor apo në praktikën hetimore të Prokurorisë së Posaçme.

Çdo deklaratë e pabazuar në fakte dhe e mbështetur në spekulime mbetet në kuadrin e retorikës së pakonfirmuar, në përpjekje për të keqinformuar publikun dhe për të dëmtuar Strukturën së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Ky debat vjen teksa më 11 Dhjetor përpara KLP-së do të paraqiten 4 kandidatët për drejtuesin e ri të SPAK-ut, të cilët do prezantojnë platformat e tyre dhe do t’i nënshtrohen intervistimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?