Braho: Loja me dekretet e ministrave mbaron nesër. Nishani ti firmosë

Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe deputeti i LSI, Spartak Braho ka komentuar sot mosvotimin e dekreteve të ministriave. Në një prononcim për mediat Braho tha se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë zgjidhje kësaj situate me një vendim të vitit 2002.

Nga ana tjetër, Braho ka folur dhe për deklaratën e Ministres Ermonela Felaj për nisjen e procedurës për shkarkimin e kreut të shtetit. Sipas tij kjo “është një retorikë juridiko-politike që nuk i vlen kësaj situate”.

Braho, tashmë që kanë kaluar në Gjykatën Kushtetuese, çfarëdo të ndodhë me dekretet, duhet të pezullohen apo të kalojnë në seancë për votim?

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk e di nëse kanë kaluar në Gjykatë Kushtetuese. Dje prononcimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë që nuk kanë ardhur akoma, por kjo nuk ka të bëjë fare me angazhimin e Gjykatës Kushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Realisht ky vendim është interpretuar në vitin 2002, ajo që presim e që është pjesë e një loje politike dhe që duket si lojë shahu, ashtu si edhe në shah ka një kohë të caktuar dhe koha mbaron nesër. Që do të thotë, nesër Presidenti i Republikës është i detyruar të dekretojë, nëse do të ketë veprime të tjera, thashë është pjesë e lojës politike dhe aspak të mbështetura në Kushtetutë dhe në ligj.

Nëse nuk vijnë dekretet nesër nga Presidenti i Republikës për emërimin e dy ministrave, çfarë mund të ndodhë?

Unë mendoj që nuk do të ketë lëvizje të tjera të Presidentit, mendoj që duhet t’i sjellë…

Braho, a jeni dakord me atë çfarë ka propozuar znj. Ermonela Felaj, se në rast se nuk respektohet Kushtetuta duhet të ndërmerret nisma për shkarkimi i Presidenti të republikës?

Është një retorikë juridiko-politike që nuk i vlen kësaj situate.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?