Spartak Ngjela: Berisha u tret dhe mbaroi kur pa Petrit Vasilin me Ramën?

Nga Spartak Ngjela

Takimi Rama – Basha u mbyll. Me fitoren e shqiptarëve.

Rama, para një ore preu Nyjen Gordiane, dhe e drejtoi vendin drejt Perëndimit. Futi Reformën në Parlament. Kjo ishte zgjidhja. Tani shqiptarët kanë aleatin e tyre të madh në ndihmë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri tani gjithçka ka qenë një “sorollatje nëpër kallamishte” më qëllimin degradues të Berishës që negociatat për në Bashkimin Europian të bllokoheshin edhe për tre vjet të tjerë.

Rama e mbylli sot më në fund ketë qorrollepsje banale ku donte të fuste Saliu Shqipërinë. Pse? Për dy arsye: sepse goditet korrupsioni Berisha dhe, sepse nga kjo ⴀtonin shqiptarët. Historia sot filoi të ecë me një orë të re: me Orën Atlantike.

Po votat në Parlament?

Berisha u tret kur pa Vasilin e LSI-së në takim.

Pse vërtet mendoni që atlantizmi amerikano- europian nuk ka në  parlamentin shqiptar 94 vota? Ku, në një vend si Shqipëria me 97 përqind të popullit proamerikane?

Pse, vertet mendoni se shqiptarët në Parlamentin Shqiptar do të votojnë për Saliun kundër Amerikës? Imposibilitet absolut! Gjithsesi, optimizmi shqiptar do marri formë përfundimtare me fjalimin e pritshëm të zv. Presidentit amerikan Joe Binder në Kuvendin e Shqipërisë.

SHKARKO APP