Ngjela do propozohet nga Tahiri, drejtor i Byrosë Kombëtare Hetimit
Duket se Edi Rama e ka vendosur se kush do të kryesojë Byronë Kombëtare të Hetimit ose siç quhet praktikisht FBI-ja shqiptare. Sipas projektit të miratuar në Qeveri, nga PS dhe LSI , drejtori i kësaj Byroje propozohet nga ministri i brendshëm dhe do të marrë pëlqimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Kjo FBI shqiptare do të ketë kompetenca të forta në lidhje me hetimin e korrupsionit në nivele të larta si dhe krimit të organizuar që lidhet me klasën politike. Më saktë krejt oficerët dhe specialistët e kësaj Byroje do të shkojnë tre muaj në SHBA për t’u specializuar me metodat e FBI amerikane dhe krejt praktikën moderne të sotme. Natyrisht që do të kalojnë dhe një test amerikan e më pas do të fillojnë punën në Shqipëri diku nga fillimi i korrikut, siç mendon ministri brendshëm Saimir Tahiri. Byroja do të ketë një ndërtesë të sajën të pajisur me çdo aparaturë dhe me teknologjinë me të fundit botërore, thonë burimet nga ministria e brendshme. Dosjet për politikanët e lartë dhe zyrtarët e nivelit të kategorisë së parë e të dytë që kap nga prefekti, deputeti, zyrtarët e lartë të administratës, gjykatësit, ministri, kryeministri, kryetar parlamenti dhe presidenti do të jenë në tavolinën e Byrosë Kombëtare të Hetimit e praktikisht të drejtorit të “FBI” shqiptare.
Fuqia e “FBI” do të jetë e tillë ku sipas ligjit heton, ndalon dhe arreston çdo zyrtar të lartë shqiptar. Prokuroria e përgjithshme vetëm asiston në hetime , por nuk do të ketë fuqi ligjore që ti pengojë në arrestimet që Byroja vendos.
Ndonëse për momentin ka një draft ligjor të miratuar nga qeveria e të kaluar për në parlament, përsëri ajo thuhet se është lenë pas reformës në drejtësi të kalojë për miratim. Tregojnë në ministrinë e brendshme, se edhe komisioni i Venecias do ta sjellë që Byroja të varet nga Ministria e Brendshme e ku Prokuroria do të ketë një pozitë as mish e as peshk, por vetëm do asistojë. Emri që do të propozohet për drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit prej ministrit të brendshëm Saimir Tahiri do të jetë emri që kryeministri Rama ka rakorduar me amerikanët e ambasadës në Tiranë. Do të jetë Spartak Ngjela, një avokat me emër, njeri i pakorruptuar, siç thotë ministri Tahiri, mik i amerikanëve, i pa kompeksuar nga emri i zyrtarëve të lartë dhe që do të bëjë arrestime VIP.
Kur e pyet avokatin të thotë se i di emrat që do arrestoj. Por duhet pritur që reforma të miratohet në parlament.