Spartak Ngjela: Duhet të shkohet patjetër në zgjedhje të parakohshme

Në emisionin “Open” në Top Channel, ku debati ishte për dorëzimin e mandatëve të deputetit nga opozita dhe krizën politike, ishte dhe avokat Spartak Ngjela. Ai tha prerë se në një vend kur nuk ka opozitë parlamentare nuk mund të vazhdohet, pasi ndryshe kthehemi në sistem diktatorial. Ndaj duhet patjetër zgjedhje parakohshme parlamentare. Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, shtoi Ngjela, përveçse me zgjidhje të reja. Unë jam për sistem parlamentar, shtoi Ngjela, ndaj pa opozitë parlamentare nuk ka demokraci.

“Ky problem zgjidhet vetëm me zgjedhje. Në çdo institucion që do të shkoni, kështu do t’ju thonë”, deklaroi Ngjela në studion e Open me Eni Vasilin.

“Nuk mund të goditet parlamentarizmi”, shtoi Ngjela.

SHKARKO APP