Spartak Ngjela: Edi Rama pas kësaj të “BILD” të japë dorëheqjen urgjent
Në emisionin “Open” te Eni Vasilit në Top Channel ku ndodhet edhe zv/kryeministri Erjon Braçe, foli avokat Spartak Ngjela për përgjimet e BILD. Ndërkohë zv/kryeministri Braçe e pohoi se përgjimet janë të verteta dhe kanë dalë nga prokurori Besim Hajdarmataj. Avokat Ngjela shtoi se përgjimet janë një skandal se si ka punuar PS dhe kryeministri në blerjen e votave.
I pyetur nga Eni Vasili se si do vepronit ju zoti Ngjela nëse do të ishit në situatën e Edi Ramës, u përgjigj prerë:
Do jepja mënjëherë dorëheqjen!
Më tej, shtoi: “Ne nuk e kemi institucion dorëheqjen. Dorëheqja është institucion demokratik. Këta e japin dorëheqjen vetëm kur shkojnë para gjykatës”.