Ngjela: Ja si mund ta lajë turpin për mbulimin e Skënderbeut, Rama
Nga Spartak Ngjela
Historisë sonë kombëtare i duhet një film hollivudian i madh për Gjergj Kastriot Skënderbeun
Si mund ta lajë turpin për fyerjen që kjo qeveri iu bëri shqiptarëve kur dha leje që të bllokohej pamja e monumentit madhështor të Gjergj Kastriot Skënderbeut?
Ajo ka vetëm një mundësi të dukshme e të vërtetë:
Qeveria shqiptare, në këtë 550 vjetor të vdekjes së tij, DUHET të paguajë Hollivudin si producente, deri në maksimumin e kostos së filmave të shtrenjtë historikë që ai ka prodhuar;
që:
Me paratë e shtetit shqiptar, Hollivudi të paguhet dhe të xhirojë filmin magjik të realitetit të heroikës sonë shekullore, të shkruar nga historianët dhe skenaristët e mëdhenj të kësaj kohe- filmin e Skënderbeut.
Filmi që kemi, nuk është i keq, por neve na duhet një film ku bota të njohë shqiptarët, të cilëve me kast iu është errësuar historia e tyre.
Të shohim!