Spartak Ngjela: Saimir Tahiri, “çelësi” i kasafortës së kryeministrit Rama

Avokat Spartak Ngjela u shpreh posaçërisht për një media të re folshqip.al se nuk ka asnjë diskutim se Saimir Tahiri është “çelësi” i kasafortës së parave të kryeministrit Rama. Pra Ngjela i fut në një grup korruptiv dhe kriminal Edi Ramën dhe Saimir Tahirin. Ndaj, shton Ngjela, se kryeministri po bën presion prokurorisë për të mbrojtur ish-ministrin e brendshëm, sepse ka frikë se mos i ikën “çelësi” në burg dhe ia marrin të tjerët “çelësin” dhe eurot e kasafortës së fshehur.

Avokati vazhdon për folshqip.al se nuk kanë shpëtim as Saimir Tahiri, as Edi Rama dhe Sali Berisha nga ndëshkimi i drejtësisë, i cili do jetë i tmerrshëm deri në mars të vitit tjetër.

Amerikanët i dinë të gjitha dhe nuk falin, sidomos kur shikojnë se kryeministri ka devijuar nga linja amerikane dhe europiane, ka thënë avokati sot për median e sipërpërmendur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burgu është për këta të tre, përfundon Spartak Ngjela, duke insistuar se do dalin fakte shkatëruese për këtë mazhorancë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?