Spartak Ngjela: Vendimi i qeverisë shqiptare për varrezat greke, tradhti kombëtare
Nga Spartak Ngjela
Vendimi i Qeverisë Shqiptate për varrezat e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri, është një akt i turpshëm.
Si mund të pranohen varre ushtarësh grekë të rënë në luftë në Shqipëri, në një kohë që nuk i ka ftuar për ndihmë asnjë autoritet shqiptar?
Pyetje është: pse kanë Ardhur?
Si mund të lejohet për të pasur varreza në Shqipëri, një ushtri shoviniste që ka pushtuar me dhunë qytetin shqiptar të Janinës, në vitin 1913; dhe e detyroi Konferencën e Ambasadorëve që të linte jashtë Shqipërisë një qytet krejtësisht me popullsi shqiptarë?
Ç’janë këto varreza të një ushtrie që e ka përdorur truallin shqiptar si shesh luftimi me pushtuesit e Shqipërisë; sepse, ashtu siç pushtoi Jeninën në vitin vitin 1913, ushtria greke deshi të pushtonte Korçën dhe Gjirokastrën në vitin 1940?
Pse varre për pushtues të paskrupullt do ngremë në këtu?
******
Qeveritë shqiptarë, jo që nuk duhet ta pranojnë, por as që kanë të drejtë të ulen në bisedime për këtë çështje, sepse ky është krim kundër pavarësisë territoriale dhe historike të Shqipërisë.
Për këtë arsye:
Qeveria Rama, urgjent duhet të tërhiqet nga vendimi i saj për varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri; sepse ndryshe duhet menjëherë të akuzohet për tradhëti kombëtare.
Pse, varre ushtarësh pushtues të paskrupullt do ngremë ne këtu?
Qeveritë shqiptarë, jo që të pranojnë, por as që të ulen në bisedime për këtë çështje, nuk duhet të lejohen.
Qeveria Rama, urgjent duhet akuzuar si bashkëpunuese me histerinë antishqiptare geke, nëse vetë nuk e shfuqizon vendimin e para ca ditëve në lidhje me këtë çështje.
Po ajo ditë feste që i paskeni lejuar Athinës, e dini se përse është kërkuar nga grekët?
Zoti kryeministër! a e dini ju se dita e festës që i paskeni lejuar Athinës shoviniste, do të quhet nga Athina politike si festa e të rënëve grekë për çlirimin e Vorio-Epirit?
Që Rama nuk e njeh historinë e Shqipërisë, kjo kuptohet nga formimi mediokër i tij, por që të mos kuptosh as kaqë, do të thotë që ky individ duhet eliminuar në çast si kryeministër.
Gjithsesi, vendimi i marrë nga qeveria për varrezat e ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri, duhet shfuqizuar në çast.
Në të kundërt; ai vendim do të jetë një akuzë për tradhëti kombëtare, e ngritur kundër të gjithë anëtarëve të qeverisë Rama 2 që e kanë votuar.
Qeveria shqiptare Rama 2 ose është krejtësisht amatore, si vetë kryetari i saj; ose ka hyrë si e shitur në hullinë e shitjes së interesit kombëtar, si të gjitha qeveritë antishqiptare që janë blerë në 100 vjet nga Athina dhe Beogradi. (Spartak Ngjela)
JA DHE VENDIMI I QEVERISE RAMA PER VARREZAT GREKE. MIRATUAR ME 13 DHJETOR 2017 NE FSHEHTESI DHE NE KOHEN E KRIZES SE KRYEPROKURORIT
Vendim për zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010
Varret e ushtarëve grekë në Bularat, Rama u jep statusin “varrezë historike”
Qeveria vendosi sot (20 dhjetor 2017) dhënien e statusit “varrezë historike” vendprehjes së ushtarëve të rënë gjatë luftës italo-greke në vitet 1940-1941, me vendndodhjen në fshatin Bularat, Bashkia Dropull.
Propozimi është bërë nga ministri i Jashtëm, ai i Infrastruikturës dhe ministri i Brendshëm. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.
Sipas ligjit shqiptar për shërbimin publik të varrimit, varrezat historike ngrihen me vendim të Këshillit të Ministrave, në shenjë përkujtimi për ngjarje të veçanta historike, me elemente funksionale dhe organizative të dallueshme qartë dhe të përshtatura sipas nevojave të ceremonialit zyrtar dhe pelegrinazhit kolektiv.
Në varrezat historike prehen persona që kanë humbur jetën gjatë/dhe për shkak të ngjarjeve që përkujtohen. Varrezat historike nuk shërbejnë për varrime të reja.
Rregullat për administrimin, financimin, kujdesin dhe mirëmbajtjen e tyre përcaktohen në aktet me të cilin krijohen varrezat historike.