Spiro Kserën e lenë prapë në burg

Ish ministri i Punës dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera përmendi 3 fëmijët dhe bashkëshorten para trupit gjykues në Apel, që rivlerësoi masën e arrestit. Ai tha se nuk duhej të mbahej në burg, pasi familja kishte nevojë për të. Ksera tha se nuk kishte pasur ndërmend të arratisej nga Shqipëria.

spiro-ksera-1-1024x747 (2)

ksera-2

“Masa është shumë e rreptë, jam ndër të tjera familjar, kam 3 fëmijë, besoj se fëmijët kanë nevojë për prindërit, kam një bashkëshorte, jetoj në periferi të Shqipërisë, në Dervican të Gjirokastrës dhe asnjë herë s’kam menduar që t’i shmangem hetimeve, që të iki jashtë Shqipërisë dhe jam një person i njohur në Athinë dhe s’kam arsye pse t’i shmangem hetimeve. Unë i besoj demokracisë funksionale, shtetit të së drejtës, barazisë para ligjit dhe antidiskriminimit. Duhet të dini që për liberalizimin e vizave unë kam marrë përsipër vetë si ministër të aplikoj ligjin antidiskriminim. Sa i përket edhe ligjit të antidiskriminimit, unë i përkas minoritetit etnik grek” u shpreh ish ministri duke kërkuar një masë më të lehtë arresti.

Por gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tij dhe vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit “burg pa afat”.

KSERA NE GJYKATEN E APELIT - /r/n/r/nKSERA AT THE APPEAL COURT -

KSERA NE GJYKATEN E APELIT – /r/n/r/nKSERA AT THE APPEAL COURT –

Ish-ministri u arrestua para disa javësh në fshatin e tij në Derviçan të Gjirokastrës, me akuzën e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim të 300 milion lekëve.

spiro-ksera-1-1024x747 (1)

SHKARKO APP