Spiropali do të çojë në Komisionin e Venecias çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka

Në seancën plenare të 12 shtatorit, Kuvendi shqyrtoi çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Pas rrëzimit me 25 vota pro, 9 kundër dhe 65 abstenim të projektvendimit “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”,  Spiropali njoftoi deputetët se do ta dërgojë këtë çështje për opinion në Komisionin e Venecias. “Teksa Kuvendi ka zbatuar gjithë procedura parlamentare për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, meqë ky vendim nuk miratohet, pasi nuk arriti shumicën e kërkuar nga ligji, nesër i drejtohem Komisionit të Venecias për mendim të specializuar mbi standartet e zbatueshme në vendimarrjet e pushtetit legjislativ, raportin dhe konkurueshmerine e parimeve të parashikuara ne te drejten kushtetuese dhe per rastet e papajtueshmerise se mandatit te deputetit”, u shpreh Spiropali.

SHKARKO APP