Spiropali prezanton kandidatët në Kavajë, Rrogozhinë dhe Kamëz: Ekip fantastik!

Spiropali ka prezantuar kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në Kavajë/Rrogozhinë dhe Kamëz.

Në Kavajë/Rrogozhinë Spiropali prezantoi kandidatët  Pandeli Majko, Ilva Gjuzi Daci, Antonela Dedej, Eldi Çepeli.

“Kavaja dhe Rrogozhina kandidojnë ekip fantastik. Pandeli Majko, ish-Kryeministër, deputet e njeri që nuk ka nevojë për prezantim.

Ilva Gjuzi Daci, Nënkryetare e Asamblesë Kombëtare të PS, Zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, nënë e tre fëmijëve, me përkushtim për t’u shërbyer qytetarëve e komuniteteve.

Antonela Dedej, Zëvendëskryetare e Bashkisë Rrogozhinë, e diplomuar në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, grua vullnetmirë, energjike dhe me kontribut në komunitetin e saj.

Eldi Çepeli, profesionist e sipërmarrës, familje me vlera qytetare e kontribut në qytetin e Kavajës.

Partia Demokratike e ka përdorur Kavajën si hambar votash, pa i kthyer kurrë gjë mbrapsht. Bëni hesap: Kandidatin më të votuar në primare e spostoi, duke i lënë vendet e sigurta për tribunën VIP të kënetës.

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe teksti

Përgjigjen do e marrin në 11 maj  me fitoren tonë të madhe për Shqipërinë Europiane.”, u shpreh Spiropali.

Në Kamëz Spiropali prezantoi kandidatët Lindita Nikolla, Sofika Lleshi, Kejsi Elezi dhe Halil Koloshi.

“Kamza kandidon Lindita Nikollën, zonjllëku i së cilës nuk ka nevojë për prezantim.

Sofika Lleshi, piktore dhe mësuese e dashur e fëmijëve të Kamzës.

Kejsi Elezi, studente e Ekonomisë, lindur e rritur në Babrru, Paskuqan.

Halil Koloshi, mjeku i kudogjendur i Bathores, me origjinë nga Kukësi, i vetmi përfaqësues i gjinisë tjetër në listën e Kamzës, sot në Londër në takim me komunitetin shqiptar të zonës.

Më 11 maj për Kamzën që ka rilindur, është transformuar e ka ndryshuar rrënjësisht.”, u shpreh Spiropali.

Mund të jetë një imazh i 5 persona

SHKARKO APP