Sqarojeni Tom Doshin se nuk e lejon ligji dhënien e dhuratave në fushatë

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=_cs_PiWqoak” width=”560″ height=”315″]

Është e paqartë nëse Tom Doshi është në dijeni se shpërndarja e ushqimeve apo e çfarëdo lloj “dhurate” tjetër në fushatë zgjedhore është e paligjshme dhe e dënueshme nga ligji, shkruan Express.

Por sërish diçka e tillë nuk e ka ndaluar atë që të inskenojë në Shkodër një festë gostie për qytetarët, duke premtuar, me zë dhe figurë se do të shpërndajë 400 pako për ushqime për komunitetin egjyptian.

Toshi shprehet se këtë gjest e bën për muajin e Ramazanit dhe pavarësisht nëse përfituesit e pakove do ta votojnë atë apo jo. Por sërish gjesti mbetet i dyshimtë dhe i kundraligjshëm. Duhet që avokati apo këshilltarët e tij ta sqarojnë se kjo është shkelje e ligjit elektoral, ndonëse nuk vihet në dyshim bujaria e tij. Por në fushatë ka konatacion të dyshimtë.

Kujtojmë të gjithë lexuesit se praktika e shpërndarjes së pakove të ushqimit, miellit, parave apo ndonjë forme tjetër gjatë fushatës zgjedhore, është njëri ndër fenomenet që ka dëmtuar prej mëse dy dekadash zgjedhjet në Shqipëri.

Edhe pse këto zgjedhje janë ndryshe nga herët e tjera (sepse zhvillohen në ditën e Ramazanit), kjo koinçidencë nuk përbën një justifikim, për të dalë jashtë kuadrit ligjor.

Në video Tom Doshi premton pakot e ushqimeve si dhe një tjetër video, ku këto pako janë duke u shpërndarë në Shkodër.

Reagon OSBE dhe me pas policia

Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me “gostinë” që këtë të premte Tom Doshi kishte përgatitur për qytetarët e komunitetit egjyptian. Pavarësisht se Tom Doshi, kandidat i PSD-së në Shkodër, deklaronte me zë dhe figurë se pakot me ushqime po i jepte për Ramazanin dhe Ditën e Bajramit, një veprim i tillë është konsideruar i jashtëligjshëm edhe nga policia, e cila ka çuar dosjen penale në Prokurorinë e qytetit.

Në njoftimin e saj për shtyp, policia sqaron se janë shoqëruar dy persona në lagjen Liria në Shkodër, ku në një zyrë elektorale të PDS-së, por shpërndaheshin pako me ushqime në këmbim të votës.

Policia ka shoqëruar kryetarin e PDS-së së Shkodrës, shtetasin P.Rr, 49 vjeçar, si dhe një 29 vjeçar me inicialet S.Gj. Sipas njoftimit të policisë, ishin këta dy shtetas që po shpërndanin pakot me ushqime.

“Ne datë 23.06.2017, rreth orës 15:30 është marrë informacion se në Lagjen “Liria” Shkodër, tek një zyre elektorale, po behej shperndarje pakosh me ushqime në këmbim të blerjes së votave. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër shkuan ne vendin e cituar. Nga kqyrja e zyrës elektorale u konstatuan rreth 70 pako në qese plastmasi, me artikuj ushqimor.

Ato po shpërndaheshin nga Kryetari lokal i një subjekti politik, shtetasi P.Rr. 49 vjeç, banues ne Shkodër, si dhe shtetasi S.Gj, 29 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në lagjen “Skënderbeg” Shkodër. Në polici ata deklaruan se pakot me ushqime po i shpërndanin për shtresat në nevojë, me rastin e festës së Bajramit” –thuhet në njoftimin e policisë që e mbyll me referimin që i ka bërë çështjes në prokurori.

 

 

SHKARKO APP