Stephen Bassett:Presidenti Obama do deklaroj hapur “Alienët ekzistojnë”
Presidenti amerikan, Barack Obama pritet të bëjë disa deklarata të rëndësishme sa i përket aktivitetit jashtëtokësor dhe UFO-ve.
Ai pritet t’i bëjë komentet përpara se të largohet nga detyra.
Presidenti amerikan është nën presion për të folur për këtë çështje, pasi edhe kandidatja demokrate, Hillary Clinton ka premtuar se do të flasë për këtë dosje të mbyllur kur të zgjidhet presidente.
Stephen Bassett, drejtor ekzekutiv i Grupit për Studimin e Paradigmave beson se do jetë një njoftim shumë i rëndësishëm.Ai thotë se menjëherë pas presidentit amerikan, do të flasë edhe kryeministri britanik, David Cameron.
“Alienët ekzistojnë.Ky do jetë lajmi më i rëndësishëm që do jepet në botë. Nuk e di kush do i fitojë zgjedhjet, por mendoj se do jetë Obama që do e bëjë këtë lajmërim”.