Studentë e pedagogë i vendosin drynin fakultetit të Histori-Filologji

Studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë nisur sot grevën e tyre të paralajmëruar që prej të ditës së premte.

Në oborrin e fakulteti ku nuk zhvillohet mësim, ata kërkojnë që të plotësohen kërkesat e parashtruara në një letër publike të asamblesë së pedagogëve të këtij fakulteti. Njësoj si tek shkencat sociale aty shprehej shqetësimi në lidhje me VKM-të e miratuara në qeveria në fund të vitit të kaluar dhe kërkohej që ato të rishikohen, pasi sipas tyre shkelet autonomia universitare.

Pedagogu Mark Marku tha se pedagogët e Universitetit Filologjik, që janë hedhur sot në protestë, u kanë bërë thirrje asambleve të pedagogëve në fakultetet e tjera që të mblidhen dhe të diskutojnë për të dalë bashkarisht në një vendim se si duhet ta përmirësojnë ligjin e Arsimit të Lartë.

Ndërsa pedagogu Agron Gjekmarkaj tha se Asambleja u mblodh ditën e premte, jo thjesht për të rrëzuar ligjin e Arsimit të Lartë, por për ta përmirësuar atë. “Ne e kemi kuptuar se ligji e kishte futur në një kakofoni, universitetin publik në Shqipëri.

I bëjmë thirrje qeverisë që të mos harxhojë kohë me retorikë e propagandë, por të plotësojë kërkesat e studentëve.  Ne jemi solidarë me studentët në këtë çështje. Na shqetëson mosplotësimi i kërkesave, sepse i shohim studentët jashtë auditoreve.

Përsa i përket vendimeve që qeveria po i nxjerr si ‘simite të ngrohta’, vërejmë se një pjesë e konsiderueshme e tyre cenojnë rëndë autonominë e universiteteve dhe ndoshta në një kohë, universiteti do t’i drejtohet Gjykatës administrative, pasi nuk lejojmë që universiteti të merret në patronazh nga ministrat e Ramës si bëri në show-n e radhës të Turbina.

Ligji i Arsimit na shqetëson shumë sepse ka futur në kundërvënië të gjitha strukturat, duke mos pasur marrëdhënie, kombim në strukturat që kontrollojnë njera-tjetrën. Rasti i fundit është ai i administratorit të universitetit, eksponent i PS, që i bëri thirrje Policisë të vijë për protestën. Kjo nuk ka bërë vaki as në protestat e studentëve në ’90” tha Gjekmarkaj.

Këto janë pamjet e fundit të protestës që po zhvillohet nga pedagogët dhe studentët në Fakultetin Histori-Filologji në Tiranë. Pedagogë dhe studentë kërkojnë abrogimin e ligjit të Arsimit të Lartë 80/2015,  si shkakt i krizës në sistemin universitar dhe kërkojnë hapjen e një debati të gjërë për modelin e universitetit publik në Shqipëri.

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

SHKARKO APP