Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë braktisin takimin me kryeministrin
Takimi i kryeministrit Edi Rama me studentët e Arkitekturës sot në Tiranë, ka përfunduar me keq sesa takimi i djeshëm me studentët në Vlorë.
Kreu i qeverisë thirri në takim pedagogë dhe studentët duke kërkuar, sipas tij, të dialogojë. Por qëndrimet e kreut të qeverisë nuk janë pritur mirë nga një pjesë e studentëve. Në takim nuk kanë munguar replikat dhe akuzat e forta ndaj kreut të qeverisë. Tensionet kanë arritur deri në pikën që një pjesë e studentëve, të fyer nga ana e qëndrimeve të kreut të qeverisë kanë vendosur të braktisin takimin.
Momenti më i tensionuar ka qenë kur një prej studenteve të inxhinierisë duke marre fjalën akuzoi kryeministrin Edi Rama se po manipulon takimet. Ajo tha se në sallë ka më shumë freshistë sesa studentë që realisht shqetësohen për universitetin dhe arsimin.
Studentja: Më keni marrë në telefon dje në orën 10 të darkës.
Rama: Unë i respektoj të gjithë ata që mua më shkruajnë
Studentja: Jo. S’ke çfarë më shpjegon. Ju nuk doni dialog, doni monolog me veten. Nuk na bleni dot siç keni blerë 1000 FRESSH-ista. Zërin tonë do e dëgjoni. Nuk na ulni dot. Ju nuk doni të dëgjoni, vetëm të flisni vet. Kush do të dëgjojë monolog le të rrijë këtu. Ne po largohemi.
Pas ikjes së shumicës së studentëve, Rama tha se “jam i shokuar nga sjellja dhe mungesa e kulturës së studentëve”.
Më herët, studentët deklaruan në komunikimin me Ramën se ishin të fyer nga sjelljet e tij dhe nga reagimet jo serioze në rrjetet sociale. “Ne jemi të rinj dhe nuk e përdorim Instagram për të shkruar ato gjëra qesharake që shkruan ti”,- tha një prej studentëve.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/284859442171438/