FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Studentët mblidhen para kryeministrisë: Anulloni Ligjin e Arsimit të Lartë!

Studentët rifilluan sot protestën e tyre para Kryeministrisë. E para për këtë vit. Ata janë mbledhur që në ora 10.00 para zyrës së kryeministrit Rama. Edhe në të gjitha rrethet ku ka universitete publike mësimi është bojkotuar. Ata kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre dhe jo masa gjysmake.

“Ne nuk bëhemi vegël e politikës.Nuk dorëzohemi. Përballë Kryeministrisë!”- Kjo është motoja e re e të revoltuarve.

Ndërkohë po mblidhen edhe studentë të tjerë nga të gjitha fakultetet e Tiranës. Nga burime brenda studentëve thuhet se pak më vonë studentët për shkak të indiferencës dhe mashtrimit të kryeministrit, ata do të qëllojnë me vezë dhe sende të tjera mbi zyrën e kryeministrit Rama. Ata duan një Ligj të ri për Arsimin e lartë, pasi ai është shkaktari kryesor që ka sjellë gjëndjen e arsimit në këtë gjëndje mjerane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

VIDEO/Protesta e studentëve para Kryeministrisë

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2233303733579860/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?