Studentët nisin protestën në rrugë, gjuajnë me vezë Kryeministrinë (FOTO)

Studentët e fakulteteve të ndryshme në Tiranë kanë nisur sot protestat masive. Të rinjtë kanë dalë nga godinat ku janë tubuar këto ditë dhe janë drejtuar drejt Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit.

Të rinjtë kanë hedhur parrulla kundër qeverisë dhe kanë kërkuar anulimin e ligjit të Arsimit të Lartë. Ata theksojnë se nuk do të ketë normalitet në universitete derisa qeveria të përmbushë të tetë kërkesat që i janë dërguar nga studentët prej gati dy muajsh.

Gjatë protestës, të rinjtë kanë gjuajtur me vezë godinën e Kryeministrisë dhe atë të Ministrisë së Arsimit.

Të rinjtë e cilësojnë si tallje projektin e qeverisë të prezantuar si Pakti për Universitetin. Sipas tyre, qeveria “Rama” nuk ka mbajtur asnjë premtim, por vetëm po bën shfaqje vulgare për të larguar vëmendjen nga protesta.

Gjatë këtyre ditëve, shumica e fakulteteve në Tiranë kanë bojkotuar mësimin. Vetëm në një pjesë të vogël të fakulteteve mësimi vazhdon, ndërsa shumica e studentëve kanë bojkotuar duke kërkuar plotësimin e kushteve.

 

SHKARKO APP