Studentët: Sot para kryeministrisë, nuk dorëzohemi!
Sot para kryeministrisë prapë protesta. Studentët do të rifillojnë sot protestat e tyre para Kryeministrisë. E para për këtë vit do të fillojë në orën 8:30 në fakultete, orë kur ata do të bojkotojnë leksionet për të marshuar drejt godinës së qeverisë.
Në orën 10:00, të gjithë do të jenë aty për të lëshuar thirrjet e para dhe kërkesat e tyre të paplotësuara.
“Ne nuk bëhemi vegël e politikës. Nuk dorëzohemi. Përballë Kryeministrisë!”- Kjo është motoja e re e të revoltuarve.