Studimi i “The Guardian”,strategji për të ndaluar komentet abuzive online

Gjigandi mediatik ‘The Guardian’ ka kryer një studim për komentet abuzive në faqen e tij internetit, ku ka analizuar më shumë se 70 milionë komente. Zyrtarët e së përditshmes britanike kanë dalë në përfundimin se çdo portal online duhet që të ketë një strategji të caktuar për të parandaluar këtë dukuri negative. Në bazë të eksperiencës së tyre, administratorët këshillojnë bllokimin e komenteve raciste, ksenofobike, seksiste dhe homofobike.  Gjithashtu, ata propozojnë bllokimin e komenteve ofenduese, talljet, gjuhën e urrejtjes si dhe dhunimin e dinjitetit.

E përditshmja britanike ‘The Guardian’ ka kryer një studim në faqen e saj në internet për të dalë në disa përfundime në lidhje me komentet abuzive që bëhen versionin e saj elektronik.

Studiuesit kanë shqyrtuar më shumë se 70 milionë komente që janë bërë në këtë faqe që prej themellimit të saj, duke nxjerrë në pah disa statistika.

Në materialin e publikuar nga ‘The Guardian’, shkruhet se 8 nga 10 persona që janë abuzuar kanë qenë gra dhe vajza.Ndërkohë, në bazë të kësaj mesatareje bëhet me dije gjithashtu se 6 nga dhjetë persona të abuzuar kanë qenë me ngjyrë.

‘The Guardian’ bën me dije se për këtë arsye një pjesë e konsiderueshme e klientëve të saj i kanë çaktivizuar komentet, duke refuzuar që të komentojnë ose të lexojnë mendimet e të tjerëve.Megjithatë, zyrtarët e faqes konsiderojnë se mendimi i lexuesit është gjithmonë i rëndësishëm në gazetari.

Statistikat tregojnë se në total vetëm 2% e komenteve online janë fshirë nga administratorët e faqes elektronike.

Ekspertët shprehen se ky është një numër mjaft i ulët, i cili nuk duhet të kërcënojë lirinë e shprehjes.

‘The Guardian’ propozon disa alternativa për të bërë një gjë të tillë.

Ekspertët shprehen se çdo faqe online duhet të vendosë një standart.

Në bazë të eksperiencës së tyre, administratorët këshillojnë bllokimin e komenteve raciste, ksenofobike, seksiste dhe homofobike.

Gjithashtu, ata propozojnë bllokimin e komenteve ofenduese, talljet, gjuhën e urrejtjes, denigrimin, dhunimin e dinjtetit të personave të caktuar etj.

Në bazë të një studimi statistikor, 40% e personave të anketuar janë shprehur se janë ndier të ofenduar të paktën një herë në faqet online.

‘The Guardian’ shkruan më tej se në rast se pesë vite më parë ofendimet në komentet online ishin diçka që nuk merrej në konsideratë, ky fenomen sot kërkon një zgjidhje të menjëhershme.

SHKARKO APP