Sulm frontal Lulzim Bashës “pse pranon?!”, tani që po pranon!

Lulzim Basha po pranon të futet në zgjedhje, sipas ofertës amerikane. Të paktën kështu tregojnë burim të besuara, por edhe disa politikanë kanë folur për mediat si Agron Duka i PAA dhe ish-ministri i jashtëm i selisë blu, Besnik Mustafaj. Janë orët e fundit të negociatave dhe po afron ora e përcaktuar nga zyrtari amerikan Yee, i cili në emër të SHBA ka kërkuar nga palët të gjejnë deri sonte në darkë zgjidhjen për zgjedhje. E kemi thënë se zyrtari i lartë amerikan Brian Yee ka qenë shumë i qartë dhe i prerë në takimet e tij zyrtare me Bashën dhe Ramën. Cili shkel rregullat amerikane të demokracisë dhe të stabilitetit politik në Shqipëri, duke rrezikuar edhe rajonin e Ballkanit, do përgjigjet.

Por të bën përshtypje se në vend që edhe mediat t’i japin përkrahje marrëveshjes  mes Ramës dhe Bashës, një pjesë jo pak e rëndësishme kanë filluar të ngacmojnë dhe krijojnë një atmosferë inkandeshente në publik kundër liderit të opozitës Basha. Nëse deri pardje bërtisnin se “pse Basha nuk futet në zgjedhje?”, sot kanë filluar të kundërtën. Natyrisht në mënyrë fine dhe djallëzore. Por nënteksti është që ta detyrojnë që të kthehet prapë në pikën zero, që të mos pranojë ofertën amerikane. Nisur nga titujt dhe shkrimet e tyre kuptohet fare lehtë se janë media nën influencën e kryeministrit. Duket se PS-së nuk i pëlqen futja e PD-së në zgjedhje, sepse ishte përgatitur, me sa duket pa PD-në, të merrte deputetë me thasë.

Tani që opozita po futet në zgjedhje, natyrisht vazhdojnë takimet për formulën e zgjidhjes, po sulmohet e nxitet Basha që të mos e firmosë!

 

http://albanianews1.al/sulm-frontal-lulzim-bashes-pse-po-pranon-tani-qe-po-pranon/

SHKARKO APP