Sulme terroriste në Gjermani, dyshohet për të paktën 9 të vdekur

Tre sulme me armë kanë tronditur këtë pasdite qytetin e Mynihut në Gjermani. Persona të armatosur kanë hapur zjarr në Qendrën Tregtare Olympia në një dyqan të McDonald’s, në qendër të Mynihut si dhe një lagje të qytetit.

Disa të vdekur raportohen nga të shtënat me armë zjarri në qendrën tregtare “Olympia” të Mynihut në Gjermani. Policia ka konfirmuar se të shtënat kanë ndodhur brenda qendrës tregtare, por ende nuk jep një shifër zyrtare të viktimave.

Raportime konfliktuale ka për numrin e tyre. Sipas medias lokale “Muencher Abendzeitung”, bëhet fjalë për rreth disa të vrarë në qendrën tregtare. Ndërsa kanali televiziv “German NTV” bën të ditur se numri i viktimave deri tani është 9.

Ndërkohë, policia thotë se janë duke u përballur me një situatë “të shtënash të tërbuara”. Raportime të tjera flasin se të shtëna janë dëgjuar edhe në sheshin “Karslplatz” në qendër të Mynihut, por këto nuk janë konfirmuar ende nga policia. Të gjithë drejtuesit e taksive janë këshilluar të shmangin zonën e sheshit “Karlsplatz”. Policia beson se agresorët janë “disa”, sipas asaj që raporton “Die Welt”.

Faktin për disa viktima në qendrën tregtare është konfirmuar edhe nga policia, sipas asaj që raporton “Reuters”, por numri mbetet ende mister. Të shtënat janë dëgjuar edhe në një video të publikuar në “Twitter” nga një dëshmitar.

Pak minuta pas një sulmi me armë në një qendër tregtare në Mynich të Gjermanisë, një tjetër sulm ka ndodhur këtë herë në një stacion metroje.

Ngjarja raportohet të jetë regjistruar në stacionin e metrosë së Marientplatz. Ende nuk dihet nëse nga të shtënat me armë ka të plagosur apo viktima, ndërkohë që stacioni është evakuuar.

Kujdes, pamje të rënda! FOTO dhe VIDEO ekskluzive nga sulmi në Gjermani

gjermani policia myni2 myni3 mynih 4 mynih5 mynih6

The first moments the shooter opened fire in…

SHKARKO APP