Sulmet e PS dhe PD/ Ilir Meta sot në ora 19: 00, fjalim të fortë në Shkodër

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta do të jetë sot në Shkodër për prezantimin e kandidatëve të LSI-së në këtë qark. Ditët e fundit Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë intensifikuar sulmet ndaj LSI-së. PS dhe PD, në një pakt të fshehtë kanë nisur sulmet politike, por edhe duke përdorur në mënyrë abuzive disa institucione për të goditur kandidatët e LSI-së, si dhe anëtarët dhe simpatizantët e saj.

Kreu i Kuvendit dhe ish-kreu i LSI-së pritet të mbajë sot në Shkodër një qëndrim të fortë lidhur me zhvillimet e ditëve të fundit.

Këtë javë Zv/kryetarë dhe Nënkryetarë të LSI-së kanë bërë deklarata të ashpra ku kanë denoncuar paktin Rama-Basha, si një pazar që po minon institucionet e vendit dhe po ushtron shantazh ndaj qytetarëve dhe zyrtarëve të shtetit. Gjithashtu kanë kërkuar reflektimin e dy partive të mëdha që të mos shkelin ligjet dhe Kushtetutën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që sulmi ndaj LSI-së ka vijuar edhe sot nga PS dhe PD. Për këtë qëllim, Meta ka vendosur tu përgjigjet personalisht dyshes, Rama -Basha që në unision po sulmojnë LSI.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si në asnjë fushatë tjetër më parë, dy forcat politike nuk flasin më për programe, projekte, taksa, ekonomi, investime. Fjalimet e Ramës dhe Bashës nisin me humor dhe batuta për njeri-tjetrin dhe përfundojnë me sulme ndaj LSI-së.

Kjo strategji fushate e PS dhe PS, realisht tregon se rritja e kësaj force politike është kthyer në problemin numër një për Ramën dhe Bashën. Ndryshe nuk ka si kuptohet që Kryeministri ka harruar të bëjë bilancin e katër viteve dhe ka harruar se në fushatë duhen bërë premtime, se ndryshe përse i duhet një mandat tjetër.

Ndërsa Basha duket se ka ngatërruar kundërshtarë. Në zgjedhje PD si opozitë ka pasur gjithmonë një qëllim, të konkurronte me PS-së. Por këtë herë Basha ka sheh si rival jo PS-së, por LSI-në.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?