“Superdeputeti” Kokëdhima kundër ambasadorëve Lu dhe Vllahutin
Përveç deklaratave për canabisin deputeti bëri një deklaratë shokuese mbrëmë, e cila në theb është kundër ambasadorëve LU dhe Vllahutin. Deputeti socialist, Koço Kokëdhima ftuar në Top Story u bë zëri i parë brenda maxhorancës që del kundër ligjit të dekriminalizimit. Kokëdhima e cilësoi ligjin antikushtetues dhe tha se do të lobojë tek kolegët deputetë që ta shfuqizojnë përmes Gjykatës Kushtetuese. Por ajo që kaloi pa shumë vemendje por që në fakt qe një qëndrim shumë më radikal, qe një deklaratë tjetër e tij. Kokëdhima tha se as reforma në drejtësi nuk duhet të bëhet duke shkelur sovranitetin e vendit. Po cilin sovranitet shkel reforma në drejtësi, sipas zotit Kokëdhima? Mos e ka fjalën se ambasadori amerikan Lu po dikton mbi qeverinë dhe politikën që të luftohet krimi në parlament apo i duket se shkelet sovraniteti i vendit nga ana e Donald Lu?
Harron “superdeputeti” se pa vendosmerinë e ambasadorit amerikan Lu asgjë nuk do të ishte bërë për të larguar krimin e mafian nga salla e Kuvendit.
Deklarata e Kokëdhimës nëse nuk hidhet poshtë nga kryeministri Rama, atëhere nuk mbetet një qëndrim personal, por një linjë e Rilindjes.
Dhe ky është një qëndrim i pashprehur më parë nga socialistët. Deri më tani eksponentët e kësaj partie kanë pasur si arguementin e tyre kryesor, këmbënguljen e aleatëve amerikanë dhe europianë për kryerjen e kësaj reforme. Ata s’kanë lënë rast pa përmendur se reforma është kërkuar nga SHBA, se ajo është mbikqyrur nga ekspertët amerikanë, se prokurorët e njësisë antikorrupsion do financohen dhe trajnohen nga FBI, se ambasadori LU është negociuesi kryesor i kurorëzimit të saj, etj.
Pra, me një fjalë, qëndrimi publik i PS-së ka mbështetur partneritetin kundrejt sovranitetit. Ndërsa për herë të parë Kokëdhima ka nënvizuar sovranitetin që nuk duhet shkelur gjatë zbatimit të reformës.
Prandaj historia e tij ka ngjallur shumë pikpyetje: Mos si njeri i afërt i Edi Ramës, ai shpreh frikën e këtij të fundit për efektet e reformës? Apo ndoshta është Kokëdhima duke luajtur për interes të tij?, shkruan edhe lapsi.
Deklaratë e fortë kundër ambasadorit amerikan Lu !