Michael R. Turner dhe Shqipëria

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, kongresmen amerikan Michael R Turner eshte nje prej politikaneve me me peshe ne SHBA. Ai vjen per here te pare ne Shqiperi me shume per hir te detyres se sa te qejfit. Por duket se i ka pelqyer shume Shqiperia aqsa edhe fjalimi i tij eshte nje sinqeritet , por edhe nje super reklame per vendin tone.

Kuvendi i Shqipërisë, nën kujdesin e Kryetarit  Ilir Meta, organizoi një pritje më rastin e Sesionit të Pranverës të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po zhvillohet në Tiranë.

Në eventin e organizuar në Pallatin e Brigadave merrnin pjesë anëtarë të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranën, përfaqësues të medias si edhe personalitete të tjera.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në fjalën hapëse të mbrëmjes tha se prania e një numri kaq të madh delegatësh është dëshmi e rëndësisë që vendi ynë i kushton dimensionit parlamentar të NATO-s.

t7

“Secili nga vendet tona sjell në këtë Aleancë karakteristika specifike, si një pasqyrim i diversitetit tonë individual politik, kulturor dhe shoqëror. Kjo është një vlerë e shtuar për NATO-n, që e bën atë më të fortë. Për këtë qëllim, ne të gjithë jemi të bashkuar fort nga vlerat tona të përbashkëta të demokracisë dhe vullneti për të mbrojtur sigurinë tonë të përbashkët”, – tha  Meta.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit u shpreh se mbledhja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Shqipëri ka një simbolikë të veçantë, sepse nga të gjitha vendet ish-komuniste Shqipëria ishte vendi më i izoluar dhe më armiqësor ndaj aleancës perëndimore të demokracive.

t2

“26 vite më parë kjo pritje në Shqipëri  do të ishte përtej imagjinatës. Ne ishim si armiqtë e pamëshirshëm për njëri-tjetrin, por për fat të mirë historia ka ndryshuar, dhe ka ndryshuar për mirë. Sot ju ndodheni këtu si partnerët tanë dhe si mysafirë për të diskutuar rreth sfidave strategjike dhe gjithashtu për të përjetuar mikpritjen e mrekullueshme shqiptare, historinë dhe kulturën”, – theksoi z. Ilir Meta, teksa shtoi se sfidat e shumta me të cilat përballet sot Aleanca, të kujtojnë rëndësinë e madhe që hapësira kolektive e vlerave të përbashkëta nuk është vetëm për ne, por dhe për ato vende që janë përtej kufijve të NATO-s.

“Shqipëria është një vend i vogël, por një aleat dhe ithtar i madh i NATO-s dhe misionit të saj. Ne krenohemi me faktin që shqiptarët janë një kulturë dhe një popull i lashtë, që ka ditur gjithmonë si të jetojë në paqe, krah për krah me fqinjët tanë”, – tha ndër të tjera Kryetari i Kuvendit,Ilir Meta.

Duke marrë fjalën gjatë pritjes, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, z. Michael Turner fillimisht falënderoi Kuvendin e Shqipërisë dhe veçanërisht Kryetarin  Ilir Meta për mikpritjen dhe u shpreh se ndihet me fat që parlamentarët shqiptarë kanë qenë kaq aktivë në NATO.

“Shqipëria ka pritur shumë takime të Asamblesë ndër vite, si vend partner dhe më pas si vend anëtar. Jemi me fat që parlamentarët shqiptarë kanë qenë kaq aktivë në organizatën tonë. Ky është Sesioni i parë që Asambleja zhvillon në Shqipëri dhe është kënaqësi e madhe që ndodhem këtu, në Tiranë, për këtë ngjarje shumë të rëndësishme. Ne që jemi rritur gjatë Luftës së Ftohtë e kuptojmë domethënien e thellë të këtij takimi parlamentar në Tiranë”, – th z. Turner.

t5

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, theksoi se dikur Shqipëria ishte një vend hermetikisht i izoluar nga pjesa tjetër e botës, ndërsa sot është një vend i transformuar dhe se populli shqiptar ka përqafuar më së miri vlerat mbi të cilat është themeluar kjo Aleancë.

“Shqipëria ishte pothuajse hermetikisht e mbyllur nga pjesa tjetër e botës. Nuk është e tepërt të them se shqiptarët ishin të burgosur, të privuar nga liria e tyre, si fizike, ashtu dhe intelektuale. Sot, vendi është i transformuar. Populli shqiptar ka përqafuar vlerat mbi të cilat është themeluar Aleanca jonë: demokracia, liria individuale dhe shteti i së drejtës. Janë pikërisht këto vlera që i japin Aleancës tonë forcën, solidaritetin dhe kuptimin e qëllimit të saj. Ato na bashkojnë si një bashkësi kombesh. Dhe akoma më shumë: ato na lidhin së bashku në miqësi”, – shtoi z. Turner, ndërsa e cilësoi Shqipërinë si një testament i vërtetë i vlerës së zgjerimit të NATO-s dhe vlerësoi kontributin që jep për paqen dhe stabilitetin.

“Shtatë vjet më parë, Shqipëria, së bashku me Kroacisë, u bë anëtare e plotë e Aleancës tonë. Që atëhere, shpesh u jemi referuar si anëtaret më të reja të Aleancës. Së shpejti ky përshkrim nuk do të përdoret më, sepse Mali i Zi do të bëhet anëtari më i ri i Aleancës, pasi parlamentet tona të kenë përfunduar procesin e ratifikimit. Shqipëria është një testament i vërtetë i vlerës së zgjerimit të NATO-s. Shqipëria kontribuon në operacionet e NATO-s, si Mbështetja e Vendosur në Afganistan dhe KFOR-i në Kosovë. Zgjerimi i NATO-s krijon një zonë më të gjerë paqeje dhe stabiliteti, që nuk kërcënon askënd”, – deklaroi Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, z. Michael Turner.

Fjala përshëndetëse e Kryetar i Kuvendit,Ilir Meta

 Ju uroj të gjithëve një mirëseardhje të ngrohtë në Tiranë dhe ju falënderoj, në emër të Kuvendit të Shqipërisë, për pjesëmarrjen tuaj në Sesionin e Pranverës të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e mbajtur për herë të parë këtu në Shqipëri, dëshmi e qartë rëndësisë që ne i kushtojmë dimensionit parlamentar të NATO-s.

Secili nga vendet tona sjell në këtë Aleancë karakteristika specifike, si një pasqyrim i diversitetit tonë individual politik, kulturor dhe shoqëror. Kjo është një vlerë e shtuar për NATO-n, që e bën atë më të fortë.

Për këtë qëllim, ne të gjithë jemi të bashkuar fort nga vlerat tona të përbashkëta të demokracisë dhe vullneti për të mbrojtur sigurinë tonë të përbashkët.

t8

Megjithatë, mbledhja e asamblesë parlamentare të NATO-s në Shqipëri ka një simbolikë të veçantë.

Nga të gjitha vendet ish-komuniste që ranë pas perdes së hekurt, Shqipëria ishte vendi më i izoluar, i konsideruar si Koreja e Veriut e Europës. Mjaftueshëm për të qeshur që në ato ditë të çmendura, ne ishin aq të indoktrinuar sa të besonim se mund të mundim njëherësh të dyja aleancat gjatë Luftës së Ftohtë.

26 vite më parë kjo pritje në Shqipëri  do të ishte përtej imagjinatës.

Ne ishim si armiqtë e pamëshirshëm për njëri-tjetrin, por për fat të mirë historia ka ndryshuar, dhe ka ndryshuar për mirë. Sot ju ndodheni këtu si partnerët tanë dhe si mysafirë për të diskutuar rreth sfidave strategjike dhe gjithashtu për të përjetuar mikpritjen e mrekullueshme shqiptare, historinë dhe kulturën.

Ne kemi kaluar një rrugë të gjatë për të arritur në këtë pikë dhe unë jam krenar për vendin tim dhe për këtë arritje, të cilën ne natyrisht që e ndajmë me partnerët dhe miqtë tanë, sepse ne nuk mund të ishim sot këtu pa ju.

Unë jam shumë i kënaqur që gjatë dy ditëve të fundit ne, anëtarët dhe partnerët e NATO-s, kemi pasur diskutime të rëndësishme në lidhje me sigurinë tonë të përbashkët dhe sfidat me të cilat duhet të përballemi së bashku dhe të bashkuar.

Nesër ne do të kemi mundësi për të riafirmuar edhe një herë angazhimin tonë të fortë për një NATO të fortë, të aftë dhe efektive.

Sfidat me të cilat përballemi, na kujtojnë rëndësinë e madhe që hapësira jonë kolektive e vlerave të përbashkëta dhe siguria e përbashkët nuk është vetëm për Aleancën Trans-Atlantike, por edhe për ato vende përtej kufijve të NATO-s, të cilat e shohin organizatën tonë si një spirancë të paqes, stabilitetit dhe sigurisë, dhe një partner të besueshëm.

Paqja, stabiliteti dhe zhvillimi socio-ekonomik për vendet tona ka nevojë për një siguri më të fortë dhe më të organizuar.

t9

Më lejoni të shpreh falënderimet e mia të sinqerta për Presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të nderuarin z. Michael Turner, z. David Hobbs, Sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare, Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Alexander Vershbow, si dhe ekipet përkatëse të NATO-s dhe Kuvendin e Shqipërisë, dhe Shefin e Delegacionit shqiptar, z. Pandeli Majko, për të gjitha përpjekjet e tyre dhe kontributin për të bërë këtë Asamble një histori suksesi për Shqipërinë dhe Aleancën.

Kjo ka qenë një nder për ne. Shqipëria është një vend i vogël, por një aleat dhe ithtar i madh i NATO-s dhe misionit të saj. Ne krenohemi me faktin që shqiptarët janë një kulturë dhe një popull i lashtë, që ka ditur gjithmonë si të jetojë në paqe, krah për krah me fqinjët tanë.

Dhe duke folur për fqinjët, unë dua t’i shpreh përgëzimet më të përzemërta Malit të Zi për rrugën e tyre të NATO-s. Vendimi për të ftuar Malin e Zi është një mesazh i fortë se NATO beson në “dyert e hapura”, një mësim për zgjerimin e BE-së, gjithashtu.

Mendimi im modest është shumë themelor. Fqinjët dhe miqtë janë përgjithmonë. Suksesi ynë është i tyre gjithashtu dhe suksesi i tyre është i joni gjithashtu. Arritja e suksesit ndihmon çdo-njërin prej nesh. Ky është një udhëzues parim në politikën tonë të jashtme.

Ne krenohemi me zhvillimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe me të gjithë miqtë dhe partnerët tanë në Tiranë, ashtu sikurse ne krenohemi me  kualifikimin e Kombëtares sonë të Futbollit për herë të parë në finalen e Kampionatit Evropian në Francë muajin e ardhshëm.

Shfrytëzoj këtë mundësi për t’ju uruar atyre suksese që nderuar vendin tonë, sikurse ata bënë dy vite më parë gjatë fazës kualifikuese.

Ju uroj një sesion plenar të suksesshëm nesër dhe më lejoni ta ngre këtë dolli për të ardhmen e sigurisë tonë të përbashkët, për paqe dhe zhvillim në secilin prej vendeve.

Fjala përshëndetëse e Presidentit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s,Michael R Turner

 Më lejoni ta nis duke ju falënderuar për fjalët tuaja dhe mikpritjen bujare në këtë mbrëmje dhe gjatë gjithë qëndrimit tonë në Shqipëri.

Shqipëria ka pritur shumë takime të Asamblesë ndër vite, si vend partner dhe më pas si vend anëtar. Jemi me fat që parlamentarët shqiptarë kanë qenë kaq aktivë në organizatën tonë. Ky është Sesioni i parë që Asambleja zhvillon në Shqipëri dhe është kënaqësi e madhe që ndodhem këtu, në Tiranë, për këtë ngjarje shumë të rëndësishme.

t3

Ne që jemi rritur gjatë Luftës së Ftohtë e kuptojmë domethënien e thellë të këtij takimi parlamentar në Tiranë.

Shqipëria ishte pothuajse hermetikisht e mbyllur nga pjesa tjetër e botës. Nuk është e tepërt të them se shqiptarët ishin të burgosur, të privuar nga liria e tyre, si fizike, ashtu dhe intelektuale. Sot, vendi është i transformuar. Populli shqiptar ka përqafuar vlerat mbi të cilat është themeluar Aleanca jonë: demokracia, liria individuale dhe shteti i së drejtës.

Janë pikërisht këto vlera që i japin Aleancës tonë forcën, solidaritetin dhe kuptimin e qëllimit të saj. Ato na bashkojnë si një bashkësi kombesh. Dhe akoma më shumë: ato na lidhin së bashku në miqësi.

Shtatë vjet më parë, Shqipëria, së bashku me Kroacisë, u bë anëtare e plotë e Aleancës tonë. Që atëherë, shpesh u jemi referuar si anëtaret më të reja të Aleancës. Së shpejti ky përshkrim nuk do të përdoret më, sepse Mali i Zi do të bëhet anëtari më i ri i Aleancës, pasi parlamentet tona të kenë përfunduar procesin e ratifikimit.

Ftesa që NATO i ka drejtuar Malit të Zi nuk është sukses vetëm për Malin e Zi, por dhe për Shqipërinë dhe gjithë Aleancën. Asambleja jonë ka qenë kampione e zgjerimit të NATO-s dhe Shqipëria ka qenë në krye të atyre përpjekjeve në këtë rajon.

Shqipëria është një testament i vërtetë i vlerës së zgjerimit të NATO-s. Shqipëria kontribuon në operacionet e NATO-s, si Mbështetja e Vendosur në Afganistan dhe KFOR-i në Kosovë. Zgjerimi i NATO-s krijon një zonë më të gjerë paqeje dhe stabiliteti, që nuk kërcënon askënd.

E përmenda pak më parë se ky është sesioni i parë i kësaj Asambleje që zhvillohet në Shqipëri, ndaj kjo do jetë vizita e parë në Shqipëri për shumë prej nesh. Ne pamë një vend të bukur, njerëz mikpritës dhe përjetuam një mikpritje të mrekullueshme. Ndërsa i afrohemi fundit të sesionit tonë këtu në Tiranë, jam i sigurt se të gjithë presim me padurim të kthehemi sërish sa më shpejt të mundemi.

Më lejoni t’ju falënderoj dhe një herë Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë,  Meta dhe të gjithë miqtë tanë shqiptarë që na pritën në mënyrë madhështore në Tiranë.

t10

t11

t14

t12

SHKARKO APP