Surpriza/ Pendohen britanikët.Duan referendum prapë për votim “pro” BE

Pendesa britanike

Vota e britanikëve për të dalë nga ombrella e Bashkimit Europian ka pushtuar mediet botërore, ndërsa ishullorët ende po vazhdojnë polemikat se është e drejtë apo jo dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Ky referendum prodhoi edhe dorëheqjen e kryeministrit, tash ish-kryeministrit, David Cameron.

Shifrat e votimeve të ndara në bazë të moshës së votuesve kanë treguar se përqindja më e lartë e atyre që kanë kërkuar shkëputje kanë qenë gjeneratë e vjetër, kurse të rinjtë kanë qenë të mendimit që Britania e Madhe të jetë ende pjesë e Bashkimit Europian.

Në mes të kësaj mendje, dikush është kujdesur që të fillojë një referendum tjetër, i cili thotë se referendum i mbajtur nuk e ka plotësuar kushtin ligjor për zbatim.

 “Nënshkruam për implementimin e rregullës në të cilën nëse votat ‘Pro ose Kundër’ janë më pak se 60 për qind, bazuar në një dalje në votime në më pak se 75 për qind, duhet të ketë një referendum tjetër”, thuhet në peticionin e iniciuar këtë mëngjes, nga William Oliver Healey.

Deri tash, janë grumbulluar 272,540 nënshkrime, duke plotësuar kushtin e 100 mijë nënshkrimeve për të dërguar çështjen në parlament.

Ndiqeni këtu nismën e mbledhjes së nënshkrimeve për referendum.

 Plas në Londër fillimi i një “referendumi” për të shkëputur kryeqytetin nga Britania e Madhe dhe të pranohet në Bashkimin Europian

Kryeqyteti britanik Londra ishte në shumicë dërrmuese për të qëndruar në Bashkimin Evropian, ndryshe nga disa zona të tjera industriale që votuan pro daljes, duke sjell edhe përmbysjen e rezultatit në favor të Brexit.

Londinezët votuan 70% pro qëndrimin në BE. Por, tashmë një lëvizje e re ka nisur në Londër, e cila kërkon që të aplikojë si qytet në BE.

“Londra është një qytet ndërkombëtar, dhe ne duam të mbetet në zemër të Evropës”,thuhet në peticionin e nisur në faqen Change.org.

“Le të përballemi me pjesën tjetër të vendit, e cila nuk është dakord…..kështu që të bëjmë divorc zyrtar dhe ne të shkojmë me miqtë tanë në kontinent”, thuhet më tej.

Peticioni sipas gazetës britanike “Independent”, i drejtohet kryetarit të Bashkisë, Sadiq Khan,  për ta deklaruar Londrën të pavarur dhe të aplikojë për t’iu bashkuar në BE, duke u përfshirë madje edhe në zonën Shengen dhe në euro.

28 mijë persona kanë nënshkruar peticionin vetëm pak orë pas u hap.

SHKARKO APP