“SY m’SY” nga Edi Rama dhe KOHA JONE si dëshmitarja e vetme e goditjes me leva nga pushteti i Berishës

Te “SY m’SY” këtë pasdite kryeministri Rama ka postuar videon e mëposhtëme, ku duket se ishte gazeta KOHA JONE, e vetmja media e shkruar dhe dëshmitare e goditjes makabre ndaj Edi Ramës natën e 22 janarit 1997, ku i gjakosur nga levat e SHIK-ut të pushtetit të Berishës, ai mezi jetoi nga gjakderdhja.

“SY m’SY” nga Edi Rama dhe KOHA JONE si dëshmitarja e goditjes me leva nga pushteti i Berishës

Atë natë, siç është publikuar edhe në librin “Kështjella e Medias” të Nikoll Lesit, ishin të pranishëm edhe gazetarët e KOHA JONE Ben Blushi, Martin Leka dhe Nikoll Lesi, ku në spital luftonte mes jetës dhe vdekjes, Edi Rama. Mjekët nuk lejoheshin nga agjentët e SHIKut ti jepnin tetanoz (gjoja nuk kishte në spital), por u gjet në një farmaci në mesnatë nga M.L. dhe N.L. e ku me pas mjekët u detyruan t’ia bënin gjilperën e tetanozit.

SHKARKO APP