Tabela e motit nga e hëna deri te premten

Sipas shërbimit meteorologjik shqiptar java e ardhshme do jetë me vranësira dhe rrebeshiu shiu në disa rrethe.

Në javën e ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti për pjesën më të madhe të ditëve parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të karakterizuara nga shiu, të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale ndërsa përgjatë relieveve malore ato hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra.

Përjashtim nga ditët me kthjellime bën dita e Martë. Moti për këtë ditë parashikohet kryesisht i vranët. Gjithashtu i shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme.

Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriperëndimit këto reshje në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë.

Për me tepër shikoni tabelën e mëposhtëme:

SHKARKO APP