Tahiri: Çako nuk shkeli ligjin. Ka mbështetjen time dhe të kryeministrit

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar në lidhje me pezullimin e Dreejtorit të përegjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako dhe dy punonjësve të policisë me kërkesë të prokurorisë dhe vendim të gjykatës përpërgjimet.

“Unë jam i bindur se drejtori i Përgjithshëm i policisë Çako dhe dy punonjësite Policisë nuk kanë shkelur ligjin, dhe nuk kanë bërë asgje. Nuk është bërë përgjim dhe asgjë e afërt me përgjimin.

Publikisht i jap mbështetjen time personale, institucioneve, të kryeministrit dhe të qeverisë për drejtorin, dy punonjësit e policisë dhe të gjithë policinë që me ndershmëri, vendosmëri dhe profesionalizëm po realizojnë misionin e tyre për t’ju shërbyer qytetarëve dhe të bëjnë ç’ështe mundur për respektimin e ligjit, pa të preferuar, pa të paprekshëm. Unë besoj që janë të shumtë ata që e dinë që mundi ynë për të refomuar drejtësinë është i nevojshme”, ka deklaruar Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tahiri nuk ka munguar të shprehet se në Shqipëri ka drejtësia të korruptuar. Ndërsa ka nënvizuar faktin se fronti kundër reformës në drejtësi është më i mobilizuar se kurrë kundër saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagimi i plotë i ministrit Tahiri për Prokurorinë dhe pezullimin e Çakos

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?