Tahiri ka kërkuar Blushit ta denoncojë dhe policia ta arrestojë Rroshin
Një tjetër mesazh ka mbërritur në black barryn e deputetit Ben Blushi. Këtë herë nuk është kërcënues si ai i kryebashkiakut Elvis Rroshi, por është këshillues.
Mesazhi i ka ardhur nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, të cilët njihen dhe për miqësinë që kanë. Ja foto e mesazhit ku duket vetëm çfare Tahiri i ka dërguar Blushit, por jo përgjigja. Ai i kërkon pas denoncimit të bëjë kallëzim .
S. Tahiri: Po po.
S. Tahiri: Ndaj them
S. Tahiri: Po pse e mban atë sms, se kuptoj
S. Tahiri: Mirë e denoncove këtë dhe më nis edhe kallëzim
S. Tahiri: Se të paktën ndiqet
Ajo që nuk dihet është se kur ka mbërritur ky mesazh në telefonin e deputetit Ben Blushi, ndërkohë që seanca e sotme ka qenë tepër e ndezur me debate lidhur me mesazhin e kërcënimit.
Me sa duket ministri i brendshem ka qene i gatshem qe nese Blushi do te bente denoncimin me shkrim ne polici atehere forcat e policise do te benin ndalimin e kryebashkiakut te Kavajes. Por Blushi ka perdorur tribunen e Kuvendit per te sulmuar Ramen.