Saimir Tahiri: Rama është votuar nga populli, kongresi formalitet
Ministri i Brendshëm dhe kreu i PS-së për Tiranën, Saimir Tahiri në një prononcim për mediat komentoi zhvillimet e selinë rozë. Ai u shpreh se brenda Partisë Socialiste nuk ka një debat mbi pasjen e zgjedhjeve. Ai u shpreh se kreu aktual i PS-së është votuar nga populli dhe kongresi është vetëm një formalitet.
“Nuk e di që ka një debat për pasjen e zgjedhjeve për kryetarin e PS. Ky është vazhdimi i nëj historie të pakuptimtë. Ne po reformojmë partinë dhe kjo ka të bëjë më shumë me zgjerimin e kapaciteteve politike. Sigurisht që do të ketë zgjedhje për të gjitha forumet e Partisë Socialiste, sikurse do të ketë votim edhe për rikonfirmimin e kreut aktual të partisë. Nëse bëhet me një anëtar një votë, apo mënyrë tjetër, kjo është çështje e brendshme. Ndaj do të ketë zgjedhje si për kryetarin edhe për strukturat e tjera. Arsyeja pse jemi në një proces zgjedhor për organizatat dhe forumet e partisë është për të reformuar partinë për të qenë më pranë qytetarit. Vet statuti parashikon shumë mirë sesi bëhet zgjedhja në një parti të ndodhur në opozitë dhe një parti që ndodhet në qeverisje. Në të dyja rastet, zgjedhja e strukturave bëhet nëpërmjet Kongresit dhe kjo nuk është aspak mohim i demokracisë”, tha ministri Tahiri.