Takim madhështor i LSI në Lezhë, Kryemadhi: 25 prilli nuk është betejë për partitë, është betejë për Shqipërinë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi prezantoi sot në Lezhë kandidatët për deputet në këtë qark.

Në fjalën e saj, Kryemadhi u shpreh se në çdo qytet që ka vizituar mbështetja për LSI është e madhe, por në Lezhë entuziazmi është më i madh se kudo. Kryemadhi u shpreh se qytetarët duan ndryshimin dhe një qeverisje më të mirë.

Kryemadhi tha se programi i LSI është krijimi i kushteve për të kthyer në Shqipëri të rinjtë që kanë emigruar. “Si mund të votohet më Rilindja sot. Beteja jonë nuk është thjeshtë betejë flamujsh politikë, është betejë për të ardhmen, për europën, për fëmijët tanë dhe për Shqipërinë”,-tha Kryemadhi.

Drejtuesi i listës së LSI në Lezhë, kandidati i LSI Viktor Tushaj tha se këto zgjedhje janë të rëndësishme për Lezhën dhe gjithë vendin.

“Shqipëria po lëngon nga banda kriminale, që asgjë nuk bëri në këto 8 vite përveç grabitjes. Ne jemi të përgatitur për t’u përballur me këtë të keqe. Zgjedhjet e 25 prillit nuk janë një garë normale, janë zgjedhje për të kthyer legjitimitetin e institucioneve, sepse diktatura është më pranë se kurrë. Ne nuk do t’a pranojmë këtë. Nuk do të pranojmë që Shqipëria të shpopullohet me bangladeshas. Ne duhet ta bëjmë Shqipërinë, vendin e shqiptarëve,  Lezhën vendin e lezhianëve”,- tha Tushaj.

SHKARKO APP