Takimi i Kryeministrave, Rama: BE nuk duhet të tregojë me gisht shqiptarët
Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë mbërritur sot në ambientet e Vilës qeveritare në Durrës.
Kryeministri Rama, si i zoti i shtëpisë, ka qëndruar në oborrin e Vilës qeveritare, për të pritur delegacionin. Siç u pa edhe nga pamjet direkte që vinë nga Vila, shihet se Rama ka zgjedhur të vishet me kostum si dhe atlete.
Në takim, është kryeministri i Kosovës në detyrë Isa Mustafa, ajo e Serbisë Ana Brnabiç, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ai i Malit të Zi, Dushko Markoviç si dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç, është i pranishëm dhe komisioneri Johannes Hahn dhe Cyril Muller, zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore.
Pak para orës 10:00, Rama priti liderët rajonal, për të vijuar më pas me një konferencë të përbashkët për shtyp, rreth mesditës, ku pritet të dalin kryeministri Edi Rama dhe komisioneri Johannes Hahn.
Në njoftimin e mbërritur nga Zyra e Shtypit e Kryeministrisë thuhet se temat kryesore që do të diskutohen do të jenë tregtia, shërbimet, investimet dhe ekonomia digjitale.
“Pritet që Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor të diskutojnë më tej dhe të garantojnë angazhim maksimal në nivel të lartë në drejtim të zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale për të cilën u ra dakord në Samitin e Triestes. Gjithashtu, rezultatet e deritanishme të Procesit të Berlinit dhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor do të jenë një nga temat e diskutimit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Zyra e Shtypit e Kryeministrisë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155084221216523/
Kryeministri Edi Rama, pas takimit që zhvilloi me homologët e ti të Ballkanit Perëndimor, deklaroi se tryeza u mbajt për fuqizimin e ekonomisë dixhitale. Mes të tjerash Rama, duke marrë shkas nga lajmet e fundit që kanë qarkulluar për heqjen e vizave me Holandën, ai theksoi se refuzon me çdo kusht shenjës trimin e shqiptarëve. Sipas Ramës, kriminelët janë kriminelë dhe nuk ka rëndësi kombësia.
“Nuk ka shqiptar azilkërkues, por në kërkim të një pune, ku ata nuk e kanë lirinë të veprojnë. Dua ta them për opinionin publik se unë refuzoj ta pranoj shënjestrimin e shqiptarëve, qofshin ata azilkërkues, apo ata që kryejnë krimin, si një arsye për të treguar me gisht Shqipërinë. Kriminelët janë kriminel, kudo dhe pa dallim. Nuk ka flamur, kombësi, ka thjesht raport me ligjin. Refuzoj çdo përpjekje politike, mediatike të vendeve të BE, për të treguar me gisht, shqiptarët”, tha Rama.
Në konferencën e dhënë me komisionerin e BE, Johannes Hahn, Rama ka dhënë detaje mbi atë çfarë është vendosur në këtë takim.
Rama: Është e qartë tanimë që kemi një plan veprimi me 115 pika në funksion të një transformimi rrënjësor në kuadrin e lëvizjes së mallrave, shërbimeve, kapitalit, punonjësve të kualifikuar që ta bëjë rajonin shumë më tërheqës. Për ta mbyllur me këtë pjesë jemi vërtetë shumë të inkurajuar nga fakti që në nivelin politik ka një dakordësi të plotë.
Banka Botërore është përfshirë me kërkesën tonë në mënyrë të plotë. Ky reflektim strategjik do të na vlejë për një agjentë më agresive në funksion të një rajoni më tërheqës për investimet e huaja, me një transformim rrënjësor të procedurave kufitare, me një përmirësim rrënjësor të monitorimit, dhe me krijimin e mekanizmave për reduktimin e kostove logjistike dhe komponenti tjetër për të fuqizuar ekonominë digjitale si një front të ri të rritjes ekonomike në rajon”.
Reformat në Shqipëri –Rama: Nënvizuam rëndësinë e vazhdimit të procesit të Vettingut, si një proces kyç për Shqipërinë, por edhe për përshpejtimin e procesit të integrimit. Ndamë pikëpamjen se përpjekja për të kufizuar fluksin e azilkërkuesve po jepte rezultate inpresionuese. Për sa më takon, është e qartë që nuk ka shqiptarë azilkërkues, por ka shqiptar në kërkim të një pune dhe tregu më të mirë ku shqiptarët dhe të tjerët në rajon nuk e kanë lirinë për të lëvizur.
Unë refuzoj ta pranoj shënjestrimin e shqiptarëve, qofshin ata azilkërkues, qofshin ata që kryejnë krime në vendet e Bashkimit Evropian si një arsye për të treguar me gisht Shqipërinë. Kriminelët janë kriminelë kudo dhe pa dallim dhe ata duhet të përgjigjen para ligjit. Nuk ka flamur, nuk ka kombësi, ka thjesht raport me ligjin dhe në këtë aspekt refuzoj me forcë çdo përpjekje politike dhe mediatike për të treguar me gisht të ashtuquajturin krim shqiptar, apo krim ballkanik. Azili nuk është opsion dhe kushdo që ndërmerr atë rrugë, hyn në një rrugë ku ka vetëm humbje dhe ajo që na takon është të bëjmë çmos që të përshpejtojmë procesin e integrimit.
Kanabisi –Rama: Së fundmi, ndamë me komisionerin Hahnn pikëpamjen se ne po bëjmë një luftë fantastike kundër kanabisit. Ne jemi të zotuar që ky të jetë viti që e mbyll përfundimisht këtë histori me një sukses të Policisë së Shtetit. Praktikisht zotimi është duke u përmbushur. BE do të financoj edhe një muaj më shumë fluturime. Jam besim plotë që në fund të këtij sezoni, Shqipëria do të dalë nga harta problematike.
Rama tregon detaje nga biseda e tij me Hahn
Kryeministri Edi Rama pas takimit joformal sot në Durrës me homologët në tij të Ballkanit Perëndimor, ka treguar disa detaje rreth bisedës së tij me komisionerin Johanes Hahn.
Rama pohoi se gjatë një mëngjesi pune diskutoi me Hahn rreth procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, procesin e zgjedhjeve si dhe zgjidhjen e ngërçit politik mes qeverisë dhe opozitës.
“Pata kënaqësi që të shkëmbej me komisionerin në një mëngjes pune lidhur me statusin aktual të Shqipërisë në BE. Folëm për zgjedhjet si një moment i kapërcyer me sukses. Folëm për vullnetin që të vazhdojë ajo që u nis si një qasje e re dhe vullnet bashkëpunimi mes qeverise dhe opozitës, e njoha komisionerin me planin e këtij mandati në funksion të reformave, të një transformimi rrënjësor të shërbimeve për publikun si një aspekt i luftës kundër korrupsionit dhe ryshfetit. Nënvizuam domosdoshmërinë e vazhdimit të procesit të vettingut. E njoha komisionerin me planin e këtij mandati, në funksion të reformave dhe shërbimeve”, pohoi Rama.
Rikthim të vizave? Rama: Refuzoj çdo përpjekje politike për të treguar me gisht shqiptarët
Mes të tjerash Rama, duke marrë shkas nga lajmet e fundit që kanë qarkulluar për heqjen e vizave me Holandën, ai theksoi në mënyurë indirekte, duke nënvizuar faktin se refuzon me çdo kusht shenjës trimin e shqiptarëve. Sipas Ramës, kriminelët janë kriminelë dhe nuk ka rëndësi kombësia.
“Nuk ka shqiptar azilkërkues, por në kërkim të një pune, ku ata nuk e kanë lirinë të veprojnë. Dua ta them për opinionin publik se unë refuzoj ta pranoj shënjestrimin e shqiptarëve, qofshin ata azilkërkues, apo ata që kryejnë krimin, si një arsye për të treguar me gisht Shqipërinë. Kriminelët janë kriminel, kudo dhe pa dallim. Nuk ka flamur, kombësi, ka thjesht raport me ligjin. Refuzoj çdo përpjekje politike, mediatike të vendeve të BE, për të treguar me gisht, shqiptarët”, tha Rama.
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Hahn: Nuk ka një datë të caktuar
Pas takimit me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, komisioneri Johanes Hahn pohoi se ende nuk ka një datë të caktuar se kur do të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Ndonëse ai nuk foli për data, Hahn u shpreh se është optimist që Shqipëria do të anëtarësohet në BE.
“Sot ne diskutuam si të zbatojmë planet e përbashkëta ekonomike sepse zbatimi. Sot ky takim informal tregoi se ka një rritje të vëmendjes së krerëve dhe qeverive për procesin e Berlinit dhe unë e vlerësoj. Nuk kemi xheloz si komision europian përkundrazi jemi na pëlqen që ka iniciativa dhe ne e mbështesim. Kjo ndihmon vendet dhe qytetarët për një jetë më të mirë. Kjo kërkon reforma në drejtësi por ndonjëherë qytetarët tregohen nervoz se kur do përfundojnë gjithë këto reforma, por këto janë të mira për gjithë qytetarët ndryshe nga premtimet, por interesi ynë është që të gjithë këto vende të integrohen në BE. Cdo gjë bëhet në interes të qytetarëve, prandaj ne po fokusohemi tek zona ekonomike rajonale. Tregtia mes vendeve nuk është rritur dhe mund të themi se ka shumë potencial, por duhet investuar dhe ka një marrëveshje për të emëruar kordinator rajonalë.
Në cdo zyrë duhet të ketë koordinues për marrëveshjet ekonomike dhe ne po bëjnë ctë mundemi për të bërë që këto marrëveshje të zbatohen. Rezultatet e zgjedhjeve ishin një vendim i qartë politik dhe votuesit e kanë thënë qartë vendimin e tyre. Do të ishte jorealiste që dikush mund të marrë një vendim për një azil në europe. Ju lutem mos e bëni është e pamundur për ju. Cdo njeri që kërkon azil i bën keq edhe vendit të tij. Edhe lufta kundër kultivimit të drogës ka pasur një progres. Shikoj progres por duhet të gjejmë mënyrën e duhur për të hedhur një hap. E nëse doni që do të ketë progres për anëtarësimin në Be, do të jetë zgjuarësia politike që sjell vendimin e duhur. Është cilësia dhe jo shpejtësi dhe ne do të përpiqemi që të kemi një mbështetje nga të gjithë vendet e BE dhe nuk mund të flas për një datë të caktuar dhe ekipi ynë po mundohet për të cuar përpara integrimin. Ne kemi investuar shumë dhe rezultati do të jetë një anëtarësim në BE”.
Deklarata për shtyp e Edi Ramës dhe Komisionerit Hahn:
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155084374546523/
vijon…