Takimi i parë mes Papës dhe Patriarkut të Moskës që prej ndarjes më 1054
Surprizë edhe për ekspertët: takimi i parë mes Papës dhe Patriarkut të Moskës që prej ndarjes së kishës më 1054. Kjo nuk është vetëm vizitë kortezie mendon Christoph Strack.
Ky është një vërtet një sensation. Jo vetëm për besimtarët. Ky është një nga ato momente krerët e kishës shkruajnë histori. Françesku kishte thënë në mënyrë të përsëritur se ishte i gatshëm për një takim me Kirilin në çfarëdolloj vendi – tani ata do të takohen në Havanë. Kirili ka disa ditë që është në Kubë, kurse Françesku do të ndërpresë fluturimin për në Meksikë.
Më tepër se një takim kortezie
Aktualisht Moska është – sidomos politikisht, por edhe nga pikëpamja kishtare – për një distancim nga shumë gjëra që janë të lidhura si me perspektiva perëndimore edhe me perspektiva kishtare perëndimore. Dhe shumë njerëz në perëndim e shohin me shqetësim kursin e ortodoksisë ruse për afrim me shtetin. Për këtë takimi në Kubë duhet edhe më surprizues. Dhe për shkak të nënshkrimit të dokumentit zyrtar ky takim nuk është thjesht një takim kortezie. Në kohë të vështira politike ky është gjithmonë një sinjal për politikën ruse.
Prej 50 vjetësh udhëtimet e Papëve nuk ishin vetëm udhëtime peligrinazhi, por kishin dhe tipare të realpolitikës. Vizitat e Papës Gjon Pali II (1978-2005) i vazhdoi Benedikti XVI (2005-2013). Në hartën e udhëtimeve të Papëve nuk ka shumë vende të pashkelura. Ndër më të rëndësishmet janë Kina dhe Rusia. Këtë javë Vatikani botoi një intervistë të gjatë të Papës Françesku me një gazetë kineze, e cila u botua edhe në mjaft medie të tjera në Kinë. Tani njoftohet takimi në Havanë. Për vitin 2016 Vatikani nuk ka njoftuar për shumë udhëtime të Papës. Pra nuk duhet të habitemi, në rast se ai shkon në Moskë.
Këshilli i parë ortodoks që prej 1000 vjetësh
Por takimi i Havanës të kujton edhe një takim tjetër historik të këtij viti, që të krishterët në perëndim nuk e kanë shumë parasysh: në qershor mbahet në Kretë Këshilli i parë ortodoks prej më shumë se 1000 vjetësh. Në janar u sheshuan në Gjenevë pengesat e fundi për këtë takim. Vatikani ka zhvilluar deri tani bisedime me të gjithë përfaqësuesit e tjerë, kurse Kirili dhe Moska ishin deri tani të distancuara. Tani gjërat po ndryshojnë dhe kjo mund të ketë edhe ndikim në takimin e Kretës. Papa niset më 12.2. për në Meksikë. Por tani udhëtimi i tij hap edhe një etapët të re në historinë e ekumenisë.