Takimi me kryeministrin e Britanisë, Rama: U ulëm në një nga parqet e mahnitshme të pallatit ku lindi dhe jetoi Winston Churchill

47 krerë qeverish dhe shtetesh europiane janë mbledhur sot në Angli, në takimin e katërt të Komitetit Politik. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar po ashtu edhe një takim individual me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Keir Starmer. Rama tregon se takimi u zhvillua në një nga parqet e mahnitshme të pallatit ku lindi e kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare, paraardhësi i tij Winston Churchill.

”Biseda e parë me kryeministrin e sapozgjedhur britanik, Keir Starmer, në një nga parqet e mahnitshme të pallatit ku lindi e kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare, paraardhësi i tij Winston Churchill”,-shkruan Rama në Facebook.

Edhe ambasada Britanike në Tiranë ka publikuar fotot e kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij Keir Starmer gjatë takimit të sotëm në Oksford.

“Kryeministri britanik Keir Starmer dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. Pati diskutime të mëtejshme sot në Komunitetin Politik Evropian #EPC në Pallatin Blenheim. Shkëlqyeshëm të shoh se si miqësia mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë vazhdon të forcohet”, shkruhet në faqen zyrtare të Ambasadës në “X”.

SHKARKO APP