Takimi me presidentin e OSBE, Meta: Të përfaqësojmë vlerat dhe parimet më të mira

Takimin me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella, kreu i shtetit Ilir Meta e ka quajtur konstruktiv.

Me një shënim në faqen e tij në FB, teksa poston edhe një foto shkrepur gjatë bisedës, Meta thekson se “Shqipëria duhet të reflektojë dhe përfaqësojë vlerat dhe parimet më të mira të OSBE”.

Postimi i Presidentit Meta

Takim shumë konstruktiv me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella.

Kryesimi i Rradhës i OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020 është përgjegjësi dhe arritje e madhe.

Shqipëria duhet tē reflektojë dhe përfaqësojë vlerat dhe parimet mē tē mira të OSBE. Kemi besim tek mbështetja dhe bashkëpunimi i Asamblesë Parlamentare të OSBE.

 

SHKARKO APP