Takimi me Vllahutin. Meta: Luftë kundër krimit për çeljen e negociatave
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin.
Në një postim në Facebook-un e kreu i shtetit jepen detaje për temat e diskutuar mes Presidentit dhe diplomatës së BE-së.
Kreu i shtetit shprehet se me Vllahutin është diskutuar mundësia e çeljes së negociatave brenda vitit të ardhshëm.
Ndërkohë që temë kryesore e bisedimeve ka qenë dhe reformave në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizua dhe korrupsionit.
“Miq, sot takova ambasadoren e Bashkimit Europian, znj.Romana Vlahutin me të cilën pata kënaqësinë të bisedoja për mundësinë e çeljes së negociatave brenda vitit të ardhshëm. Çështjet kryesore të diskutimeve tona ishin vazhdimi i reformave kyçe, veçanërisht zbatimi i reformës në drejtësi si edhe forcimi i sundimit të ligjit me fokus në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”,- thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Postim në Facebook i kreut të shtetit, Ilir Meta